Nga sot Taulant Balla ashtu si edhe shefi i tij nuk mund të hetohen dhe as të gjykohen nga drejtësia e rilindur shqiptare. Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencën për kallëzimin e Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës. Shkëlzen Berisha ka kallëzuar Taulant Ballën për publikimin e një dokumenti të marrë nga komisioni hetimor. Djali i ish-kryeministrit paditi për shpifje Ballën, lidhur me provat e publikuara nga komisionit hetimor parlamentar për çështjen ‘CEZ’. Fillimisht ishte Gjykata e Lartë e cila shpalli moskompetencë për çështjen dhe dosja i kaloi Gjykates së Krimeve të Rënda. Shkëlzen Berisha ka folur pas seancës në Gjykatën e Krimeve të Rënda ku ka hedhur në gjyq, Taulant Balla, në lidhje me deklarata e këtij të fundit. Berisha u shpreh se interesi i tij është vetëm e vërteta. Duke folur për gazetarët, Shkëlzen Berisha u shpreh se Taulant Balla ka bërë një shpifje kur ka thënë se për 3 vite nuk ka paguar taksa, ndërsa bëri publike dokumente që ka paguar të paktën 50 milionë lekë për dy vite.
Kryesore
Continue to the categoryBasha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët: Më 11 maj...
Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...