Sistemi shëndetësor është për të ardhur keq, aq më shumë kur bëhet fjalë për gjendjen e spitaleve në rrethe. Qytetarët e Librazhdit vijojnë të akuzojnë deputetin Taulant Balla dhe njerëzit e emëruar prej tij për paaftësi, korrupsion dhe degradim të spitaleve dhe qendrave shëndetësore. Sipas denoncuesit, në Spitalin e Librazhdit kushtet janë skandaloze, ndërsa shton se drejtori i spitalit i ka ofruar para që të mos e denoncojë këtë fakt. Ky denoncim është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:
Pacienti dixhital ka një mesazh tronditës për Taulant (Gjurën) Ballën! Lexoni mesazhin e tij! Ai denoncon kushtet katastrofale në Spitalin e Librazhdit!
-Bataniet dhe çarçafët të sëmurët i marrin nga shtëpia!
-Ilaçet detyrohet t’i blejnë jashtë, pasi ato mungojnë në spital!
-Drejtori xhahil i Taulant Hoxhës (klani lokal Hoxha i drogës) për t’i mbyllur gojën do që të korruptojë pacientin! sb
“Zoti Berisha, si po tallen drejtorët dhe Taulant Balla. Unë që po ju shkruaj jam Sherif Lloga nga Librazhdi jam i shtruar në Spitalin e Librazhdit prej 4 ditësh. Për veç kushteve shumë të këqia ku çarçafët dhe bataniet i marrim nga shpia, ilaçet i bleva vetë, pasi mjekja më tha ilaçe nuk ka në spital. Për këtë situatë kërkova drejtorin, i cili në zyrën e tij nuk më shikonte në sy fare po u rrotullonte në karrigen me rrota dhe më tha mos e bëj problem se lekët e ilaçeve t’i jap unë. I themi dhe mjekes të japim një këmbë, por kam dhe një mik të fillosh punë të shesësh naftë unë. Zoti Berisha u habita që drejtori që ka mbaruar shkollën (histori) pse donte të më mbyllte gojën për të vërtetat që unë i thashë. Kam në video edhe pacientë të tjerë që ilaçet i kanë blerë vetë. Doktor e them me përgjegjësi se gjendja këtu është skandaloze me besim tek ti publikoje dhe me emër se kam edhe të tjera për të dhënë në vazhdim.