Dashuri në kohë kolere

Bregu e cila është një nga kritiket më të mëdha të Kryetarit të PD, Lulzim Basha shpreson se mbështetja e kreut të qeverisë do ta bëjë që ajo të emërohet në një post të lartë në burokracinë europiane në Bosnje. Dy ditë më parë në festën e 8 Marsit ajo kishte një mesazh për Ramën duke i kujtuar se për të nuk ishte e rëndësishme vetëm fitimi i detyrës së re në pozicionin ndërkombëtar për të cilën rruga nuk do të jetë aq e lehtë, por edhe opozita. Problemi i kësaj zonje ashtu si dhe i shumë zonjave të tjera afër saj është se mendojnë se drejtimi i opozitës kalon përmes Edi Ramës. Në fakt ajo e ka të mbyllur një herë e përgjithmonë këtë kapitull me demokratët. Mund të përqafohet dhe të puthet me Ditmirin, Ramën dhe këdo tjetër në qeveri si shenjë e hapjes dhe të një dëshurie në kohë kolere, por duhet të kuptojë se ka vdekur koha kur opozita emërohet nga qeveria.

Artikulli paraprakNjë shpjegim perfekt nga shërbimi sekret gjerman i lojës ruse të Ramës
Artikulli tjetërBasha në Shkodër: Rama sjellje kriminale me fatin e banorëve!