Shkarkohet kreu i Këshillit Bashkiak të PS-së

Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës shkarkoi sot kryetarin Roland Karalliu të Partisë Socialiste, ndërsa në vend të tij është votuar Mimoza Çomo, këshilltare e PD-së.
Ndryshimi i kryekëshilltarit ka ndodhur si rezultat i bashkimit të votave të këshilltarëve të PD dhe LSI-së. Karalliu së fundmi ishte komanduar edhe drejtor i Spitalit Rajonal të Gjirokastrës. Në lidhje me zgjedhjen e Kryetarit të ri të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës ka reaguar edhe deputeti i PD-së, në këtë qark Tritan Shehu.
“Mimoza Çomo, Kryetarja e sapo zgjedhur e Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës. Një përmbysje kjo në atë Keshill Bashkiak. Zj. Como, një personalitet në atë Bashki, një figurë që rezaton shpresë e integritet. Një mesazh i qartë ky për ndryshimet e tjera të mundshme aty”, shkruan Tritan Shehu.

Artikulli paraprakAmbasadorja franceze në Tiranë: Krimi shqiptar ka tentakula të gjata
Artikulli tjetërVasili: Prokuroria të bëjë vetingun e konçesioneve