Vasili: Prokuroria të bëjë vetingun e konçesioneve

Kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të vendosi në zbatim Vetting-un e koncesioneve. Vasili ka denoncuar mungesën e transparencës në dhënien e koncesioneve nga qeveria, duke theksuar se ekonomia shqiptare është drejt një kolapsi. “Prokuroria duhet të bëjë me urgjencë Vetingun e koncesioneve, sepse ekonomia shqiptare është futur në rrugën shumë të rrezikshme të kolapsit dhe kriminalizimit shkatërrimtar”, tha Vasili.
Reagimi i Petrit Vasilit
Prokuroria të bëjë Vetingun e koncesioneve, që po rrënojnë ekonominë. FMN foli qartë që koncesionet duhet të ndalen menjëherë. Kryeministri dhe qeveria kanë pasur merak të madh t’u japin privatëve paratë publike që të fitojnë ata dhe qeveria.
Zero Transparence në dhënien e koncesioneve është qyrky për të mbuluar grabitjen e parave të shqiptarëve. FMN është me të drejtë shumë e shqetësuar dhe po e ndjek me shumë seriozitet këtë shkarje kriminale të ekonomisë për shkak të koncesioneve,që jo vetëm rrëmbejnë paratë e qytetarëve, por edhe pastrojnë sheshit paratë e drogës dhe krimit të organizuar. Prokuroria duhet të bëjë me urgjencë Vetingun e koncesioneve, sepse ekonomia shqiptare është futur në rrugën shumë të rrezikshme të kolapsit dhe kriminalizimit shkatërrimtar.

Artikulli paraprakShkarkohet kreu i Këshillit Bashkiak të PS-së
Artikulli tjetër“Pako e re e SHBA për Kosovën”, Vuçiç në “pikën e vdekjes