Të gjitha financimet e PD në përputhje me ligjin

Të gjitha financimet e PD janë në përputhje me ligjin dhe hetimet do ta tregojnë këtë. Kreu i PD, Basha tha se fushatat e dëshpëruara anti opozitare të Edi Ramës nuk mbulojnë dot përpjekjet e tij për sabotimin e hetimeve për 613 kg kokainë dhe Saimir Tahirin.
Në përgjigje të akuzave boshe të ngritura nga Rama dhe pyetjes së medias gjithashtu, Basha tha: “Partia Demokratike i ka bërë të qarta si drita e diellit të gjitha aspektet financiare dhe zgjedhore të saj dhe gjithçka ka dalë në përputhje me ligjin. As ulërimat e Edi Ramës, as dëshpërimi i Taulant Ballën, nuk mund ta heqin vëmendjen nga fakti se përmes një takimi sekret ditën e premte në një spital në Kombinat dhe përmes mekanizmave të tjerë korruptiv, po përgatiten dy mënxyra të mëdha:
Sabotimi total i kokainës së Maminasit. Lirimi nga akuza i Saimir Tahirit.
Ndaj fokusi ynë është tek interesi publik, tek lufta kundër krimit dhe lufta kundër drogës. Për të tjerat, kemi qenë ne të parët që kemi kërkuar verifikimin nga Prokuroria, të presë Edi Rama verifikimin nga Prokuroria. Dje na doli një lajm që po verifikoka edhe FBI-ja. Kur verifikon FBI-ja, zakonisht nuk e di as Presidenti i Amerikës. Nëqoftëse është ashtu, të presim hetimin, përse ngutet? Të presim rezultatet e hetimit, por ndërkohë të mos harrojmë se po përgatitet lirimi i Saimir Tahirit dhe po përgatitet sabotimi total i hetimeve të kokainës së Maminasit. Kemi të dhëna dhe denoncime jashtëzakonisht shqetësuese”.

Artikulli paraprakOpozita betejë në Parlament për 20 mijë familjet pa ndihmë ekonomikë
Artikulli tjetërIncidenti i Robert Ndrenikës me Ramën: Kjo është dyndje e xhunglës urbane