Gruaja e Bilallit ka pranuar se “bashkëshorti” i vet në Shtetet e Bashkuara ka pranuar fajin përpara drejtësisë amerikane dhe është marrë vendimi në lidhje me të. Edi Rama që u prezantua në atë kohë tek Obama si bashkëshortja e Bilal Shehut tha se “burri” i saj kishte shkelur ligjet pasi nuk i njihte dhe nuk ishte i ndërgjegjshëm për to. Ai nuk u përgjigj se cili ishte burimi i këtyre parave. Rama e ka konsideruar kontraktimin e Bilalit si një kontratë lobimi, por nuk dha hollësi se si një shofer taksie të ishte lobisti i Ramës në Shtetet e Bashkuara. “Mos e lidhni me konsipracion atë fotografi”, tha Rama.
Kryeministri Rama është pyetur mbrëmjen e sotme edhe për personin që financoi fotografinë e tij me ish-Presidentin Barack Obama.
Bilal Shehu, pagoi 80 mijë dollarë, vetëm që Edi Rama të hynte ishte në të njëjtën sallë me Presidentin Obama, në mënyrë që të fotografohej me të. Bilal Shehu u dënua për këtë veprim, sepse ligji amerikan ndalon financimet nga persona të huaj për fushatat presidenciale.
Rama u shpreh se Bilali nuk e njihte ligjin amerikan dhe prandaj gaboi, por nuk shpjegoi se ku i gjeti 80 mijë dollarë që u përdorën për foton.
“Lobim do të thotë të ndikosh për të përcjell një mesazh. Në rastin në fjalë nuk ka krahasim. Rasti është i hetuar, i gjykuar dhe i përfunduar.
Zotëria, të cilit i është përfolur emri, ka pranuar fajësinë sepse nuk ka njohur ligjin amerikan dhe e ka shkelur. Pranoi fajin e tij dhe kaq. Për çështjen në fjalë, nuk ka patur të bëjë me asnjë lloj financimi nga ana ime apo e Partisë Socialiste. Ka emër dhe mbiemër, e ka marrë përsipër shkeljen që ka bërë. Për fat të keq është ndodhur në shkelje të ligjit amerikan”, tha Rama.
Rama-Gunvor
Rama u pyet për akuzën që ka hedhur kreu demokrat në lidhje me takimet që ka zhvilluar me përfaqësues të kompanisë ruse Gunvor. “As nuk diskutohet që ne jemi të hapur për marrëdhënie ekonomike, tregtare. Unë kam pritur përfaqësuesin e kompanisë Gunvor, presidentin e kompanisë që është norvegjez. “Kam zhvilluar edhe një takim tjetër me një kompani ruse, po në zyrë.
Kompania që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës është një konsorcium shumë i madh, që ka ndërtuar aeroportin më të madh në Stamboll. Ç’lidhje ka këtu me rusët?”, tha Rama. Sipas tij, lidhjet ruse duhen zbardhur për të parë financimin e paligjshëm nga dy biznesmenë rusë dhe më pas për të kuptuar se çfarë kërkonin këto të dy në këmbim nga një parti politike.
Griselda
Rama e cilësoi si një gafë atë që bënë socialistët kur ishin në opozitë që çuan rastin e Griseldës në Bruksel. “Ajo ishte një gafë në një moment të paqartë, kurse kjo që po ndodh sot është një sistem dhe nuk mund të ketë krahasime”, tha Rama.