Arkitektja ukrainase, Ira Miroshnikova të cilës i është vjedhur projekti i saj nga Rama për t’u përshtatur si Teatër i ri Kombëtar ka reaguar pas pyetjes së një qytetari. Dorand Vojka i ka kërkuar të dijë nëse është kontaktuar nga Bashkia e Tiranës që projekti i saj të bëhet një Teatër i ri Kombëtar në Tiranë dhe nëse ka komunikuar me njeriun që Rama e ka paraqitur si arkitektin real. Arkitektja Miroshnikova ka reaguar duke deklaruar se ajo nuk është kontaktuar nga Bashkia e Tiranës për ndonjë projekt dhe po bëhet gati të hedhë në gjyq Bashkinë e Tiranës për vjedhjen e projektit.
Projekti për Teatrin Kombëtar u prezantua nga qeveria. Rama u shpreh se ky projekt është hartuar nga arkitekti Bjorke Ingles, i cili para aktorëve prezantoi projektin dhe u shpreh se do të jetë një godinë me një dizajn modern që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës.
Gjatë fjalës së tij Rama po ashtu edhe arkitekti theksoi se gjithë ky projekt është hartuar nga studio “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë dhe është një projekti i hartuar vetëm për Teatrin Kombëtar.
Dyshimet që lindin për autorësinë e projektit të Teatrit Kombëtar
Projekti i prezantuar dje nga Rama ka një ngjashmëri të madhe me një projekt në Korenë e Jugut, i hartuar për qytetin Busan, i menduar për ndërtimin e një “Opera”. Ky projekt është hartuar në vitin 2011 dhe mban firmën e disa arkitektëve ukrainas.
Altin Goxhaj ka hulumtuar në lidhje me këtë dhe ka arritur në përfundimin që projekti i Teatrit Kombëtar është kopjuar nga studio “Forma Architects” e cila ka hartuar projektin për Operan në Korenë e Jugut.
Ai ka deklaruar se arkitektët ukrainas që kanë bërë projektin për në Korenë e Jugut janë Oleksiy Petrov, Irina Miroshnykova, Dmytro Prutkin, Alice Magirovskaya, Anton Izhakevich dhe Ksenia Dmitrenko. Sipas tij ata kanë reaguar duke u shprehur se projekti i tyre është vjedhur në Shqipëri.
Po kështu edhe arkitektja Ira Miroshnikova e studios ukrainase “Forma Architects”, që ka bërë projektin e parë ka reaguar pas prezantimit të djeshëm të projektit për Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ajo ka publikuar fotot krahasuese mes dy projekteve dhe shkruan me ironi se nuk beson që ngjashmëria tepër e madhe. “Rastësi? Nuk e besoj…”, shkruan ajo teksa poston edhe fotot krahasuese mes dy projekteve.
Nëse i bëjmë një krahasim të dyja projekteve ka një ngjashmëri të madhe edhe tek numri i sallave, të dyja kanë nga dy të tilla. Po kështu teatri në të dyja projektet ndodhet brenda qendrës tregtare. Identike janë të dyja projektet në pamje të parë, dy godina si dy pika uji.
A është një projekt i vjedhur projekti i Teatrit Kombëtar që Rama prezantoi dje? Pse Rama e shiti dje si punë të arkitetit kanadez nëse rezulton e vërtetë që është vjedhur si projekt? A janë dhënë para për këtë studio ligjore nëse projekti është i vjedhur? Fotot e mëposhtme dhe sqarimet nga të dyja projektet ngrejnë shumë dyshime. Qeveria Rama për këtë ‘sukses’ të tij duhet të japë shpjegime.
Çipi: Projekti i Teatrit, plagjiaturë e studios ukrainase
Një ditë pasi kryeministri Edi Rama prezantoi projektin për Teatrin e ri Kombëtar, vepër e arkitektit danez, Bjarke Ingels, dalin dhe zërat e parë se bëhet fjalë për plagjiaturë.
Deklarata e fortë bëhet nga regjisori Kastriot Çipi, i cili thotë se, projekti i Ramës për TK është në fakt projekti i studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë (pra i skualifikuar) në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut”.
Postimi i Çipit
Plagjiaturë e arkitektit danez apo paljaçatë e pushtetit? Projekti i Ramës për TK është në fakt projekti i studios ukrainase Forma, fitues i çmimit të tretë (pra i skualifikuar) në konkursin për Operan e Busanit në Korenë e Jugut. Shikojini fotot dhe gjykoni vetë!
Faleminderit për zbulimin Ervin Goci!
Faqja e studios Forma dhe projekti: