Edi Rama na e shfaqi veten si viktimë e një “megakonspiracioni” në “Studio e hapur”,ku çdo e zezë e kësaj bote, çdo fantazi perverse i është veshur padrejtësisht atij të shkretit. Rama e ka shumë të thjeshtë të hedhë poshtë atë që kanë shkruar mediat për të. Mjafton që të tregojë dëshminë në Gjykatë dhe të gjithë mediat përfshi edhe Berishën kanë detyrimin që t’i kërkojnë atij ndjesë. Por, ai nuk e bën këtë, sepse pavarësisht aktrimit që e server për publikun, ai e di se e vërteta është ajo e dokumentuara dhe ajo e trilluara në studiot e mediave.
Vasili: Kur thoni familjarët çfarë keni parasysh?
Rama: Kam parasysh djalin tim, që ishte fëmijë kur dola në fushatë elektorale dhe tha ky (Berisha në ekran) që ka akuzuar babain e vet për atësinë e të birit.
Kam parë djalin tim të tmerruar, që nuk dilte nga poshtë krevatit. Akuzat…overdozë, overdozë. Do t’i shkoj deri në fund kësaj pune, sepse unë e dua Shqipërinë. Unë nuk i ndahem këtyre deri sa njerëzit të më besojnë.
Vasili: E keni biseduar me Gregun më pas?
Rama: S’kam pasur kohë, sepse kanë vazhduar të tjera, e të tjera. Thjesht janë vetëm sakrifica dhe as nuk i qahem njeriu dhe s’ia kërkoj njeriu. Po ju them pse jam unë këtu. Është e pamundur që ky vend të bëhet normal. Mos ki frikë, shife se ai të do ty (i drejtohet Eni Vasilit që moderatorja të shihte foton e Berishës në sfond).
Vasili: Edhe juve ju do…
Rama: E di e di.
Vasili: Doja të dija nëse po bëni përpjekje për të ruajtur Zahon?
Rama: Ç’hyn Zaho këtu? Lëre atë se i del gogoli pastaj.