Nxënësit rrëfejnë tmerrin: Furgoni u rrokullis 4 herë

Aksidenti i ndodhur dje në Skrapar shkaktoi plagosjen e 10 nxënësve që po udhëtonin në mikrobusin e përmbysur. Nxënësit protagonistë të aksidentit të ndodhur ne Vërzhezhë të Skraparit tregojnë ngjarjen e tmerrshme. “Makina u rrokullis katër herë, pasi doli nga rruga dhe përfundoi në përrua. Kemi përjetuar momente të vështira, frike”.
Kështu shprehet Erika Kuqali, 16 vjeçe, e cila ka pësuar një frakturë në shpatull dhe është një prej 10 nxënësve që udhëtonin nga fshati Vërzhezhë, drejt qytetit të Çorovodës, pasi në fshat nuk ka shkollë të mesme.
Së bashku me të në dhomën e spitalit ndodhet dhe Anxhela Kapllani, e cila ka pësuar një frakturë në këmbë. Ajo thotë se: “Në makinë në momentin që mikrobuzi doli nga rruga në të ndodheshin rreth 26 persona, të gjithë nxënës shkolle”.

Artikulli paraprakDëshmia e Ramës në Gjykatë për divorcin me Makoçin
Artikulli tjetërBetonizimi te Ura e Dajlanit, Gjykata pezullon nga detyra zyrtarin e Gjushit