Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas takimeve me vrasës në burgje të ministres së Drejtësisë ditën e djeshme. Për Berishën ndrikulla e Drejtësisë i ka dërguar një mesazh nga Rama vrasësve të Partisë. “Mesazh i kryekumbar Rames dhene me ndrikull Gjonin, vrasesve serial te partise! Kryelajmi i vizites dy ditore te qeverise ne Elbasan ishte:
Burgu i Peqinit!
Rama u dergon kumbareve te partise, vrasesve serial Bare e Xhepexhiu, ndrikull Gjonin!
Qellimi i vizites se ndrikulles Gjoni ne burgun e Peqinit dhe i takimit te saj me kater sy, sipas burimeve te burgut te Peqinit, me vrasesit serial te partise Bare dhe Xhepexhiu, ishte percjellja e mesazhit te Edvinit: “Nuk jeni te harruar, se shpejti do keni lirine qe meritoni”!
Nderkohe mesohet se Rama anulloi nje vizite te ndrikull Manastirliut ne spitalin e qytetit, te rekomanduar nga Fuga per te mbuluar sadopak kryelajmin e burgut te Peqinit!” shkruan Berisha në facebook.
Ministrja vizitë sekrete në qelinë e Aldo Bares
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë ditës së djeshme është ndalur për vizitë në burgun e Peqinit. Burime të “Faxweb.al” bëjnë me dije se, ministrja Gjonaj ka inspektuar dhe qelinë e Aldo Bares, një nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit. Mësohet se Gjonaj është shprehur e pakënaqur se pse drejtuesit e burgut kishin vendosur pikërisht inspektimin e kësaj qelie. “Pse më solle këtu”, mësohet t’i ketë thënë ministrja drejtorit të Burgut, ndërsa nuk është lejuar prania e mediave në ambjentet e brendshme të institucionit të sigurisë së lartë. Më herët, ministrja ka folur dhe për Vetingun në radhët e punonjësve në burgje, ku është shprehur se mbi 100 punonjës kanë rezultuar jo të pastër për sistemin e drejtësisë. “Nuk mund të pranojmë njerëz të dënuar, ky proces është drejt verifikimit. Pastaj do të vijohet me profesionalistët. Të gjithë do të kalojnë në sistemin e rekrutimit, por në akademinë e sigurisë. Nxisim ushtarakët për të konkuruar dhe futur në këto struktura, por edhe ish-punonjës të policisë”, është shprehur më herët Gjonaj. Burimet bënë të ditur se, mes të burgosurve që vizitoi ministrja e Drejtësisë ishin dhe Aldo Bare dhe Enver Dondollaku.