Pavarësisht se të dhënat e INSTAT tregojnë entuziazëm për rritjen ekonomike të vendit, Instituti vjenez për Studime Ekonomike e rendit Shqipërinë si të fundit në rajon për të ardhurat për frymë. Ajo që Instituti ka analizuar janë të ardhurat për frymë dhe pagat.
Në lidhje me treguesin e pagave, Shqipëria renditet në vend të parafundit, duke lënë pas Ukrainën. Sipas Institutit austriak, pagat në Shqipëri vlerësohen sa 30% e austriakëve, referencë që instituti ka marrë për analizë. Serbia, Maqedonia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi e lënë pas Shqipërinë, përsa i përket ekonomisë reale. Megjithatë, parashikimet e Institutit në fjalë janë për një përmirësim të Shqipërisë në tre vitet e ardhshme. E ndërkohë që projeksionet tregojnë një situatë ku Shqipëria është e para në rajon, realiteti flet ndryshe, duke i vendosur shqiptarët në vend të fundit kur bëhet fjalë për ekonominë reale, pra Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë dhe pagat. Edhe këto të dhëna janë publikuar nga Instituti i Vienës për studime ekonomike dhe tregojnë se sa larg është realisht një vend nga Austria, e marrë si ekonomia referencë në këtë rast. Kur bëhet fjalë për PBB për frymë, në Shqipëri ky indikator është sa 1 e katërta e Austrisë. Më keq se shqiptarët e Shqipërisë janë vetëm ata të Kosovës në këtë drejtim dhe ukrainasit. Por ekonomia e Ukrainës është zhytur thellë në recesion pas konfliktit të fundit në vend. Sa i përket pagave ndërkohë, shqiptarët e Shqipërisë zbresin në vend të parafundit, më mirë vetëm se ukrainasit. Pagat në vendin tonë vlerësohen sa 30% e austriakëve, thotë Instituti i Vienës për Studime Ekonomike. Serbia, Maqedonia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi, janë të katërta më mirë se Shqipëria në drejtim të ekonomisë reale, asaj familjare, paçka se projeksionet dhe vlerësimet e fundit makroekonomike, po të Institutit të Vienës, tregojnë se Shqipëria i ka lënë pas në 2017 këto vende dhe do të vijojë ti lërë pas në tre vitet e ardhshme.