Trafiku i drogës/ Gjykata merr tjetër vendim për ish-drejtorin e policisë së Vlorës

Ndërsa vazhdon të jetë në kërkim, Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar ditën e sotme kërkesën e prokurorisë për të zgjatur hetimet për Jael Çelën. Ish-drejtori i Policisë së Vlorës është shpallur në kërkim, pasi u arratis sapo ndaj tij u lëshua një urdhër-arresti.
Çela akuzohet për lejimin e mbjelljes dhe përfshirjen në trafikun e kanabisit në zonën e Vlorës dhe bashkëpunim me Habilajt.
Gjatë seancës së sotme, prokuroria kërkoi zgjatjen me 3 muaj të hetimeve ndaj Çelës. Ndërsa avokati i tij u shpreh se nuk ishte në dijeni të provave dhe nuk ishte njohur me faktet.
Bashkë me Çelën në kërkim janë edhe 3 ish-drejtues policie.
Çela ka drejtuar policinë e Vlorës nga shtatori 2014 deri në prill të 2017, ndërsa më parë ka drejtuar drejtorinë e policisë së Durrësit. Pas ardhjes së Fatmir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme, Jaeld Cela u shkarkua nga detyra dhe në Policinë e Vlorës u emërua Gentjan Shehaj.
Por emri i Çelës është i denoncuar të paktën në 6 raporte të Shërbimit Informativ Shtetëror për lidhjet e tij me trafikun e drogës. Madje, burime thanë se emri i Çelës është permëndur edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, të nëntorit 2016, të mbledhur nga presidenti Bujar Nishani.

Ka qënë Shefi i Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lika, që në raportet e dorëzuara në këtë mbledhje ka folur për disa drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, mes tyre edhe Jael Çelën.
Mediat zbuluan gjithashtu të dhënat e një prej raporteve të SHISH. Bëhet fjalë për një operacion policor të zhvilluar në fillim të tetorit 2016, ku u sekuestruan 7 ton kanabis sativa e paketuar për eksport jashtë Shqipërisë.
Operacioni asokokhe nisi pas indicieve të Shërbimit Informativ Shtetëror, ku agjentët kishin identifikuar disa parcela me kanabis në zonën e Lumit të Vlorës. Pasi kanë zbuluar parcelat dhe përgjuar trafikantët, SHISH i është drejtuar prokurorisë, ndërsa kjo e fundit bëri gati fletëarrestet ndaj personave që dyshohen si organizatorë të trafikut të drogës.
Por veprimi i prokurorisë nuk është pritur mirë nga Policia e Vlorës dhe drejtuesi i saj, Jael Çela, ku në raport thuhet se kishin hezituar të zbatonin fletarrestet. E gjendur në këtë situatë, prokuroria njoftoi Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të marrë përsipër operacionin në Vlorë, pasi po pengoheshin nga Policia e këtij qyteti.
Në raport thuhet, se edhe gjatë momentint të mbërritjes së FNSH, drejtori i Policisë së Vlorës, Jael Çela ka bërë bllokadë duke thënë se në Lumin e Vlorës, nuk ka kanabis pasi është e krehur si zonë.

Por insistimi i prokurorëve ka bërë që specialet e FNSH-së të hynin në zonën e Lumit të Vlorës, ku kanë sekuestruar plot 7 ton kanabis të presuar. Pak ditë përpara këtij operacioni policor, emri i drejtorit Jael Çela, dilte në përgjimet e Shërbimit Informativ Shtetëror.
Në nëntor të vitit të kaluar Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi disa urdhër-arreste, mes të cilëve edhe një për ish Drejtorin e Qarkut Vlorë, Jael Çela.

Artikulli paraprakAntimafia italiane zbulon bazat e depozitimit të drogës nga Shqipëria në Itali
Artikulli tjetërShkencëtarët shpjegojnë se ku shkon dhjami kur humbim peshë