Juventusi është një “rul rruge”: në dy javë kaloi raundin e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve dhe parakaloi Napolin në kampionat, duke marrë drejtimin e Seria A me katër pikë diferencë. Ekipi i Allegrit, gjithashtu, fitoi ndeshjen e shtyrë në kohë kundër Atalanta-s, pa shumë probleme. Në fund të ndeshjes foli Miralem Pjaniç, tani një lojtar i domosdoshëm për Massimiliano Allegri-n. Mesfushori boshnjak, siç raporton “Tuttosport”, ishte i fokusuar kryesisht në Ligën e Kampionëve: “Ne jemi një ekip serioz, që dëshiron të fitojë çdo gjë. Ne kemi një motivim të tillë të fortë, sa duam të bëjmë edhe më mirë se një vit më parë, për ta sjellë trofeun e Champions-it në shtëpi”. Dy fjalë edhe për shortin e pashmangshëm, që do të hidhet nesër në Nyon për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve: “Cilin rival dua të shmang? Ndoshta janë të tjerët, që do të duan të na shmangin, veçanërisht në qoftë se e panë atë që ka bërë Juventusi në vitet e fundit”. Më në fund, një mendim në lidhje me ish-skuadrën e tij, tani rival i mundshëm në Champions: “Unë jam i kënaqur me kualifikimin e Romës, ajo e meriton të jetë në mesin e tetë skuadrave më të mira të Europës. Ne shpresojmë që të takohemi në gjysmëfinale, jo tani…”.
Kryesore
Continue to the categoryPolemika e historianit të njohur: Në dokumentet e vetë Ministrisë së...
-Dokumentet e dhuruara nga ish-këshilltari ushtarak gjerman, koloneli Volfman Hofman, nuk dëshmojnë ikjen e “ushtarit të fundit gjerman nga Shqipëria, më 29 nëntor 1944”-
Ceremonia...