Nuk është vetëm Emre Can. Mes futbollistëve me parametër zero, të cilët do të jenë të lirë nga çdo lidhje kontraktuale në muajin qershor, ka edhe emra të tjerë, sidomos në Premier League. Në këtë mënyrë, Juventus po ndjek me kujdes Jack Wilshere të Arsenal. Numri 10 i pëlqen edhe skuadrës së Milan. Cilësia e tij nuk diskutohet, por 26-vjeçari ka qenë i mbuluar nga një “mal” me dëmtime dhe vetëm prej tre muajsh është kthyer titullar te skuadra e Arsene Wenger, që duket se ka vendosur të mos e rinovojë kontratën me lojtarin që ka debutuar në moshën 16-vjeçare në “Emirates Stadium”. Wilshere, që dikur ka qenë “ylli” i futbollit britanik, ka treguar së fundmi se mund të luajë ende në nivele të larta dhe dy nga ekipet kryesore të Serie A kanë nisur të interesohen për të. Juventus do të synojë ta marrë nëse Emre Can nuk shkon në Torino, ndërsa gjithashtu Mirabelli ka pranuar se Milan po ndjek disa futbollistë që nuk do të kenë kontratë në qershor dhe blerja e portierit të Napoli, Pepe Reina është shembulli për këtë.
Kryesore
Continue to the categoryPërse progres-raporti i BE nuk flet për arrestime politike në Shqipëri?
Nga Ervis Iljazaj
Në mediat shqiptare sot është publikuar progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2024. Ky progres raport hedh poshtë të gjitha...