“Tregu i medias në Shqipëri është i kontrolluar nga një grup i vogël pronarësh me lidhje të forta politike”: ky është një ndër përfundimet në të cilat ka arritur një studim i realizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri (BIRN Albania) dhe Reporterë Pa Kufij (RSF). Përmes një kërkimi tre mujor, rezultatet e “Monitorit të Pronësisë së Medias në Shqipëri” hedhin dritë mbi tregun e shqiptar të medias, duke publikuar se kush e ka nën pronësi dhe kush e kontrollon median. Monitorimi tregon “nivel shumë të lartë përqendrimi të audiencës në tregun shqiptar të medias”. Sipas rezultateve “katër pronarët kryesorë në segmentin e televizioneve arrijnë gjysmën e audiencës totale (mes 48.93% dhe 58,60%. Tre pronarë kanë pesë licenca transmetimi dixhital, nga të cilat njëri ka marrë tre. Në radio, përqendrimi i audiencës është edhe më i lartë, ku katër pronarë kontrollojnë pothuajse dy të tretat (63.69%) e audiencës. Një nivel mesatar përqendrimi mund të dallohet vetëm te shtypi, ku katër pronarët kryesorë kanë një lexueshmëri të kombinuar prej 43.29%”.
Kryesore
Continue to the categoryBasha: Arrestimi i Çyrbës rrëzon legjitimitetin e Ramës si kryeministër
Kryetarit të PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një postim në facebook, ka ndarë një pjesë nga intervista në emisionin “Shqipëria Live” ku komentoi arrestimin...