Gafa e rëndë e Markut: Po përpiqem të gjej prova kundër PD, Rama i vërsul Kryeprokuroren opozitës

Kryeprokurorja e Ramës, Arta Marku deklaroi në të parën dalje publike se Prokuroria po heton financimet e PD, por nuk dha detaje në lidhje me këtë hetim. “Ky është një hetim i ri” tha ajo. Pyetjes së gazetarit Balla se përse nuk hetohen edhe financimet e partive të tjera, Marku nuk ju përgjigj. Me një qëndrim të ngurtë b, me fjali të shkurtra me maksimumi katër fjalë, Marku i është përgjigjur petjeve të gazetarit ku shikohet qartë se ajo është mjaft e kontraktuar. Në asnjë rast, Marku nuk ka thënë se për çfarë shkeljesh ligjore po hetohet PD. Me tepër se një intervistë e kërkuar nga gazetari, nga reagimi i përgjigjeve të markut dukej qartë se është një intervistë e porositur nga rama. Përgjigjet e pyetjeve prej saj janë thuajse të mësuara përmendësh. Në një rast kur u pyet për dosjen Tahiri dhe ekstradimin e Seitaj, Marku të cilën e kishin përgatitur për përgjigjen mori korrespondencën mes Gjykatës, Prokurorisë dhe ministrisë së Drejtësisë. Nëse ka një hetim për financimet e PD të ngritur mbi një shkrim të një portal amerikan dhe të një deklarate të bërë në Shtetet e Bashkuara, atëhere përse nuk ka një hetim edhe financimet e fushatës nga PS, ku një nga anëtarët e bandës së Habilajve tha se Tahiri shpenzonte 5 milionë euro në një muaj fushatë dhe kjo deklaratë është në tabulatet e Antimafias italiane.

Kryeprokurorja e komanduar nga Rama tha se “po përpiqet të gjejë prova të reja për Gërdecin si dhe për 21 Janarin”. Kjo është një gafë e rëndë politike e Markut sipas të cilës ajo po përpiqet të gjejë prova kundër çështjeve të caktuara për të vënë nën hetim opozitën. Mund të jetë një rast unikal në historinë e Europës së sotme, kur një Kryeprokurore të pranojë të keqpërdoret në mënyrë të tillë edhe publikisht. Çfarë nënkupton fraza, “po përpiqem të gjej prova të reja?”. Uke qenë se në pushtet në të dyja këto raste ka qenë PD atëhere, Marku po thotë se po përpiqet të gjejë prova për të penalizuar një forcë politike me hir apo me pahir. Kjo bëhet më e rënë pot ë kihet parasysh se këto janë çështje që janë gjykuar nga Drejtësia në një kohë kuyr në krye të Prokurorisë ka qenë një tjetër kryeprokurore ve kontrolluar nga Rama. Atëhere për çfarë provash do të gejjë Marku shumë e shumë vite pas gjykimit të këtyre çështjejeve? Apo këto prova do ja servisë në tavolinë Ulsiu me Taulantin e Ramës dhe ajo do të ngrejë akuzën mbi bazën e tyre? Përmes kësaj deklarate Marku nuk ka bërë gjë tjetër veçse i ka lënë të kuptojë opinionit publik se kemi të bëjmë me një kamikaze politike të vendosur aty nën komandën e Ramës kërkon të rikthejë në Shqipëri Prokurorinë politike.

KPP mbron skandalin e ekstradimit të Seitajt, dhe kërkon hetim për Llallën
Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku, ka folur edhe asaj që njihet si ‘Çështja Tahiri’. Marku tha se ka qenë një nga shqetësimet kryesore.
“Çështja Tahiri është një nga shqetësimet kryesore të prokurorisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
I kam deklaruar prokurorëve mbështetje në mënyrë që cështja të hetohet në mënryën më të mrië të mundshme”, u shpreh ndër të tjerash Marku në emisionin ‘Real Story’.
Kryeprokurorja ka folur edhe për ekstradimin e Nezar Seitit i njohur si financieri i Habilajve.
Marku tha se gjykata vendosi ekstradimin e Seitit ditën që ajo u zgjodh në postin e kryeprokurores dhe nuk e kishte marrë ende zyrtarisht detyrën.
“20 tetor është bërë arrestimi i Seitit për llogari të Prokurorisë së Katanias. 5 dhjetor 2017 në gjykatën e rrethit Tiranë u vendos masa e sigurisë. Në datën që unë u zgjodha Gjykata vendosi ekstradimi i Seitit. Vendimi nuk u ankimua dhe pastaj u bë i ekzekutueshëm”, sqaroi Marku.

Kryeprokurorja Arta Marku ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpallur non-grata paraardhësin e saj, Adriatik Llallën. Në intervistën për ‘Real Story’, Marku tha se ishte ndjerë shumë keq për këtë ngjarje, pasi e konsideroi një vendim të rëndë për çdo zyrtar të shtetit.
“Jam ndjerë shumë keq ashtu siç është ndjerë çdo zyrtar i këtij shteti. Është një vendim i rëndë dhe sidomos kur bëhet fjalë për paraardhësin tim”, tha Marku.
Sa i përket mundësisë së nisjes së hetimeve ndaj Llallës, Marku theksoi se përfaqësuesit e Departamentit Amerikan në Tiranë janë shprehur të gatshëm për të ndihmuar në hetimet ndaj çdo zyrtari, përfshirë ish-kryeprokurorin. Pyetjes nëse Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet për ish-drejtuesin e saj, Marku nuk dha një përgjigje konkrete, por theksoi se ka marrë përsipër përgjegjësitë që i ngarkon Kushtetuta.
“DASH nëpërmjet përfaqësuesve të tij në Shqipëri është treguar gjithnjë i gatshëm për të ndihmuar në hetimin e çdo zyrtari, përfshirë rastin konkret. Prokuroria ka marrë përsipër përgjegjësitë e veta që i ngarkon ligji dhe Kushtetuta”, deklaroi kryeprokurorja Marku

Artikulli paraprakMasakra nga regjimi komunist/ 78-vjeçari nga Gostivari i internuar në Seman, shkroi 130 letra për riatdhesim
Artikulli tjetërVendimi skandaloz i Ramës: Bllokim hipotekave të të gjithë pronarëve në bregdet, na duhen për investitorët