Liverpool-Manchester City do të jetë derbi mes dy ekipeve të Premier League në çerekfinalet e Champions League. “Të kuqtë” mund të bazohen te një statistikë me të vërtetë interesante pasi trajneri i tyre Jurgen Klopp e ka mposhtur pesë herë gjatë karrierës së tij spanjollin Pep Guardiola, më shumë se kushdo tjetër nga trajnerët në qarkullim. Për më tepër, të vetmen humbje që Manchester City ka pësuar në këtë edicion të Premier League ia ka shkaktuar pikërisht Liverpool në “Anfield Road”. Gjithsesi, City ka 21 pikë më shumë se Liverpool dhe ka shënuar 85 gola në 30 ndeshje, ndërsa Liverpool “vetëm” 68. Menjëherë pas shortit që dha një garanci se një skuadër nga Premier League do të jetë mes katër më të fortave të Europës, foli për gazetarët drejtori teknik i Manchester City, Txiki Begiristain: “Ndeshja kundër Liverpool ishte ajo që nuk donim. Ne do të na pëlqente të udhëtonim dhe të shkonim në një vend tjetër europian për këtë ndeshje të Champions League, por kjo është ajo që deshte fati. Ne e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Liverpool është një skuadër sulmuese që na ka mposhtur në përballjen e fundit. E vërteta është se do të jenë dy ndeshje shumë të bukura dhe do të jenë reklamë për futbollin anglez”.
Kryesore
Continue to the category“Amnistia penale ndikoi negativisht te SPAK”, Basha: Progres raporti i BE...
“Amnistia penale ndikoi negativisht te SPAK”, Basha: Progres raporti i BE dëshmon se bashkimi i votave mes Ramës e Berishës cenoi luftën kundër korrupsionit
Kreu...