Ylli MANJANI
Nikolla ka hedhur idenë e një koalicioni të ri PS me LSI.
Sigurisht, kjo është vetëm një ide mediatike e pambështetur në asnjë fakt apo përpjekje të partive për këtë gjë. Është thjesht një analizë bazuar në disa deklarime tinzare të Edi Ramës, apo edhe disa ambiguitete të Monika Kryemadhit dhe një heshtje e Lulzim Bashës.
Personalisht nuk kam shumë informacion, për të mos thënë që skam fare, mbi atë se çfarë kanë në planet afat shkurtra (afatgjata jo e jo) të asnjërës parti. As LSI!
Por një koalicion PS – LSI do ta rrefuzoja! I bindur se Rilindja është nukël politik anti-shtet e anti-ligj! Është nukli që drogoi vendin masivisht, nxori pasurinë kombëtare në shitje, projektoi kriza të rënda sociale, shkatërroi çdo shpresë për vendosjen e një sistemi të drejtë e me shance të barabarta, shkatërroi çdo përpjekje për të majtën dhe socialdemokracinë.
Rilindja është nukli politik që i është kundërvënë hapur sistemit kushtetues dhe rendit demokratik në vend! Shkatërrimi i opozitës dhe i çdo njeriu që ka mendim kritik është qëllim politik i saj!
Rilindja të lejon të vjedhësh, të bësh drogë, para e çdo krim tjetër. Vetëm të mendosh e flasësh lirisht në publik, JO!
Ka edhe shumë të tjera, që spo i rendis! Por, të paktën sa më takon, i kam thënë të gjitha. Ndaj skam se si të jem me ta! Më gënjehet ndonjëherë mendja për socialistët, por jo për Rilindasit!
Ata duhen larguar nga Sistemi Politik!
Zgjidha është: bashkim, bashkim, bashkim dhe vetëm bashkim Opozitarësh!
Dhe vijoj të mendoj që ky bashkim përfshin edhe Sali Berishën dhe Ilir Metën! Pavarësisht se kjo nuk shkon për shtat me dëshirën time.
LSI-Rilindje do ishte koalicion i poshtërsisë!
P.s. E përsëris: ky është një reagim i pa mbështetur në asnje fakt. Thejsht një reagim për analizë e mikut tim Nikollë.