Denoncohen lidhjet e forta të drejtuesve të policisë së shtetit me një prej trafikantëve të drogës të arrestuar pak ditë më parë. Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Berisha, pas mesazhit të marrë nga qytetari dixhital.
“Denoncohet klani i trafikantëve me uniformë! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan ish-kryeministri në Facebook.
“Mirembrema z Berisha. Lajmi eshte i paralajmeruar. Artur Karaj i arrestuar per favorizim te kalimit te paligjshem te kufirit eshte vellaj i Xhevahir Karajt nga Fushe-Kruja ish-drejtorit te policise Shkoder, Vlore e i shume posteve te dhena nga rilindja mbas vitit 2013, Kkaraj eshte dhe vellai i Esat Karajt qe ka nje gjysme shekulli ne policine e shtetit e vellaj i Agim Karajt qe punon ne zjarrfikset ne Rinas. Artur Karaj pergjegjes ne sekuriti aeroport partners Rinas ka 8 vite qe merret me trafikun e njerezve dhe mbas punesimit ne 2013 te Xhevahir Karajt ai e ktheu lokalin ku rrinte ne F-Kruje ne zyre emigracioni e punesimi ne polici e ne icts aeroport partners Rinas”, shkruan qytetari.
Përfshirja e policisë së shtetit në trafikun e drogës në vendin tonë, tashmë është një fenomen i cili po shqetëson të gjithë qytetarët shqiptarë.
Janë të shumtë ata që denoncojnë lidhjet e uniformave blu me trafikun dhe trafikantët e drogës.