Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord për “një pjesë të madhe” të marrëveshjes që do të çojë në “largimin e rregullt” të Britanisë nga blloku. Negociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier, tha se dy palët janë pajtuar për një periudhë të tranzicionit, duke e quajtur atë një “hap vendimtar”. A i bëri këto komente në Bruksel pas takimit me sekretarin e Britanisë për Brexit, David Davis. Periudha e tranzicionit do të nisë nga dita e Brexit-it, më 29 mars, 2019, dhe do të shtrojë rrugën për marrëdhënie të përhershme. Barnier tha se ka marrëveshje për të drejtat e qytetarëve të BE-së në Mbretërinë e Bashkuar dhe për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar në BE pas Brexit-it. Të dyja palët shpresojnë se kushtet e marrëveshjes për priudhën e tranzicionit do të mund të nënshkruhen në një samit të BE-së këtë javë. Britania ka vendosur të lërë Bashkimin Evropian në një referendum të mbajtur në vitin 2016.
Kryesore
Continue to the categoryBudallenjë, Servilë dhe Epshndjellëse
Nga Namir Lapardhaja
Dy prej kategorive kryesore që i vjen më për shtat çdo pushteti për të përdorur, janë budallenjtë dhe servilët.
Të parët nuk e...