Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kritikuar Turqinë për ofensivën ushtarake në qytetin sirian Afrin dhe i ka bërë thirrje Ankarasë që të sigurohet që luftimet të ndërpriten. Këto komente të Mogherinit vijnë, pasi Turqia ka raportuar se trupat e saj dhe grupet siriane që ata mbështesin, kanë marrë nën kontroll qytetin Afrin, transmeton AP. Turqia ka nisur ofensivën në Afrin që dy muaj kundër kurdëve sirianë. Ankaraja i konsideron terroristë pjesëtarët e milicisë kurde siriane dhe thotë se ata kanë lidhje me kryengritësit kurdë brenda Turqisë. “Jam e shqetësuar për këtë”, u ka thënë sot gazetarëve Mogherini, duke iu referuar ofensivës turke në Afrin. Mogherini ka shtuar se përpjekjet ndërkombëtare në Siri duhet të kenë për qëllim të ulin tensionet dhe “aktivitetet ushtarake dhe jo t’i përshkallëzojnë ato”.
Kryesore
Continue to the categoryQeveria qendrore dhe bashkitë të zhytura në borxhe, rritet stoku i...
Qeveria qendrore dhe bashkitë nuk po shpëtojnë dot nga borxhet. Detyrimet e prapambetura janë rritur sërish, duke u kthyer në një problem për financat...