Një kambist është sulmuar nga tre persona të armatosur dhe të maskuar, të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj tij dhe gruas dhe kanë marrë paratë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 të ditës së djeshme, ku tre persona të armatosur dhe maskuar kanë hyrë dhe kanë grabitur me dhunë një çift bashkëshortësh.
Sipas burimeve të policisë, krimi ndodhi në një banesë në afërsi të Spitalit të Peqinit. Policia konfirmoi se, personi i grabitur është një kambist i identifikuar nga policia me inicialet B.T, 67 vjeç.
Autorët sipas burimeve të policisë kanë hyrë gjatë natës në banesën e familjes së kambistit në Peqin dhe pasi kanë dhunuar këtë të fundit dhe bashkëshorten e tij.
Agresorët kanë arritur t’iu marrin edhe një sasi të konsiderueshme parash. Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, duke marrë dëshmitë e kambistit bashkëshortes etj. Ende nuk ka persona të dyshuar nga policia lidhur me këtë ngjarje.