Me Sevilla e tij fitoi një vend në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, diçka historike për klubin spanjoll, duke triumfuar kundër Jose Mourinhos. Sidoqoftë, Vincenzo Montella shikon prapa dhe reflekton për përvojën e tij të fundit në Milano. Ish-trajneri i Milanit foli për mikrofonat e “Radio Rai”: “Ne, trajnerët, paguhemi për të qenë edhe ‘koka turku’. Jam munduar të jap më të mirën në punën time, por nuk mund të mohoj kryerjen e disa gabime. Kam pasur në dispozicion një duzinë lojtarësh të rinj, nga ligat e tjera dhe shumë pa përvojë ndërkombëtare. Dikush ishte duke pritur rezultate të menjëhershme, por lojtarët tanë nuk kanë fituar dot dhe për këtë arsye nevojitet pak kohë, për t’u përshtatur. Unë mendoj se duhet të kishim pritur, edhe me drejtuesit e kemi thënë këtë. Ne ishim duke shpresuar që ta nisnim mirë, për të marrë besim”. Montella tregohet i lumtur për thirrjen e Cutrone në kombëtare, i cili e filloi si titullar i ekipit të parë të kuqezinjve në fillim të sezonit: “Jam shumë i lumtur për thirrjen e tij në kombëtare, pothuajse sikur të ishte vetja ime. E shoh si një krijesë të vogël timen. Ai spikat për urinë e tij në çdo sesion trajnues, kemi punuar aq shumë për të. Ai qëndron në këto nivele për shkak të dëshirës për t’u përmirësuar”. Edhe Andre Silva po kalon një moment pozitiv, me dy gola të rëndë në dy ndeshjet e fundit: “Ai ka potencial të madh, po e zbulon tani këtë. Është shumë i ri dhe ka ardhur nga një tjetër ligë. Ndonjëherë ju i gjykoni lojtarët në bazë të çmimit, por ai ka potencial të madh”. Duke qëndruar në temën blu, trajneri i Sevilla është kandidat për një vend në stolin e Italisë: “Sinqerisht, mendoj se stërvitja e ekipit kombëtar është një ëndërr për të gjithë trajnerët italianë, do ta pëlqeja, por jam pak larg kësaj hipoteze”.
Kryesore
Continue to the category“Rama flet si drejtor azili duke fajësuar të tjerët”, Basha: Retorika...
Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se po përpiqet që të vendosë...