Talenti i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, ka pranuar se ai është paralajmëruar nga shokët e skuadrës që të mos i turpërojë më ato në stërvitje duke i kaluar topin mes këmbëve. Sancho ka befasuar të gjithë verën e kaluar kur vendosi të largohej nga Manchester City për të shkuar te Dortmund në një operacion që ka pasur një vlerë të përafërt me 10 milionë stërlina. Pas një fillimi të ngadaltë në kampionatin gjerman, lojtari i ri filloi të tregonte cilësitë e tij nën drejtimin e trajnerit Peter Stoger para se të pësonte një dëmtim në kavilje. Në një intervistë të dhënë për “JD Football”, Sancho ka zbuluar se është paralajmëruar nga shokët e tij të skuadrës që të mos i turpërojë më në stërvitje dhe ka bërë të ditur se loja e tij është përmirësuar pas kalimit në Gjermani. “Ia kalova topin mes këmbëve kapitenit të Dortmund (Marcel Schmelzer) dhe City-it (Vincent Kompany) dhe ata thanë ‘mos e bëj më’. Nuk u ka pëlqyer”, ka zbuluar ai. “Kam qenë gjithmonë i aftë me topin që në moshë të vogël, por tani nuk bëj shumë lëvizje të tilla sepse ritmi i ndeshjeve është bërë më i shpejtë dhe tani situata është më serioze. Tani, jam më i pjekur. Nuk jam arrogant, por dua të tregoj atë që jam në gjendje të bëj”. Sancho nuk është në dispozicion të Dortmund për momentin pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen e fituar kundër Koln shkurtin e kaluar. Ai ka luajtur gjashtë ndeshje në Bundesliga deri tani dhe ka dhënë një asist në takimin e barazuar 1-1 kundër Hertha-s në janar. Transferimi i tij te Dortmund ka ardhur pas paraqitjes së mirë të bërë në Kupën e Botës për Under 17 me Anglinë, ku ai ka shënuar tri gola në tri ndeshje para se të thirrej nga gjigantët e Bundesliga-s.
Kryesore
Continue to the categoryPërse progres-raporti i BE nuk flet për arrestime politike në Shqipëri?
Nga Ervis Iljazaj
Në mediat shqiptare sot është publikuar progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2024. Ky progres raport hedh poshtë të gjitha...