Basha i përgjigjet letrës së ministrit për Markun: Kokaina zbulohet duke gjurmuar Olsi Ramën dhe Agron Xhafën

Kreu i PD-së Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas letrës së këtij të fundit për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, që të marrë dëshminë e tij dhe të ish-kryeministrit Sali Berisha. “Kjo deklaratë, letër është një akt i dënueshëm i Fatmir Xhafës, është vendosja de jure e Prokurorisë nën tutelën e qeverisë. Informacioni më i sigurtë është Prokuroria. Të hetojë dhe gjenden gjurmët e kokainës. Informacioni i dukshëm që mund të jap unë është që Prokuroria të gjurmojë Olsi dhe Edi Ramën”, tha Basha. Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka vënë alarmin sot për politikën shkatërruese ekonomike të qeverisë, nisur nga raporti i fundit i FMN-së. “Përshkrimi i dështimeve socialiste në ekonomi është skandaloz, tha Basha. Rritja e taksave për qytetarët e thjeshtë dhe marrja e borxhit kolapsuese për ekonominë krahas vjedhjes së pasurive me anë të PPP-ve. Shqetësimet e ngritura nga opozita këto katër vite janë të konfirmuara. Misioni i FMN ka bërë palajmërime skandaloze për të ardhmen e vendit. Gjendja ekonomike do të përkëqesohet Kjo qeveri nuk ka siguruar fare investime të reja. FMN thotë qartë se mungesa e investimeve do të rrisë varfërinë

Me këtë borxh që është marrë nuk është përfshirë borxhi i fshehur që e çon borxhin në total në 82% të GDP dhe mund të na çojë në krizë financiare. FMN ka zbuluar edhe problemin e kësaj qeverie. E mbani mend kur qeveria erdhi në pushtet dhe tha se kishte gjetur një gropë financiare, faturat e papaguara? A e dini sa është sot borxhi i papaguar i kësaj qeverie? 270 milionë dollarë.! FMN gjykon se paratë shpenzohen në projekte që harxhojnë para dhe nuk sjellin asnjë vlerë në ekonomi dhe mirëqënien e shqiptarëve. Rilindja ka qenë një projekt shpërdorimi ndaj FMN kërkon projekte të qarta ku do të shpenzohen paratë e shqiptarëve. FMN thotë hapur se reformat në energji janë shpërdorim dhe OSHEE një ndërmarrje e korruptuar në shërbim të qeverisë. FMN evidenton dhe njëherë rrezikun e madh të PPV-ve, për të cilat PD dhe opozita ka vënë alarmin dhe kërkon ndalimin e tyre, kërkon të bëhen analiza të vërteta para se të merren masa për to. Vitet e fundit, PPP po bëhen mjeti kryesor për vjedhjen e parave të pista. Projekti 1 miliardë është projekt mashtrues”.

Artikulli paraprakGjyqtarët në thertoren e “drejtësisë” sorosiane, si gënjejnë paturpësisht për taksa dhe shuma 200 mijë euro
Artikulli tjetërAmbasadori Lu shkon në zyrën e Berishës, përse u diskutua