Real ofron 60 milionë euro për portierin e Romës

Gazeta italiane “Corriere dello Sport” raporton se Real Madridi do të ofrojë 60 milionë euro për portierin brazilian të Romës, Alisson Becker. Jo vetëm kaq, por gazeta në fjalë shpjegon se Real Madridi do të vendosë në tavolinë një kontratë pesëvjeçare për portierin, me normë fitimi prej pesë milionë eurosh në sezon. Alisson ka një kontratë me Romën deri në vitin 2021 dhe drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Monchi, ka bërë të qartë se portieri nuk do të lëvizë gjatë verës, por e vërteta është se Alisson është një nga objektivat kryesore të ekipit të bardhë për sezonin e ardhshëm. Braziliani është i vetëdijshëm për interesin e “Los Blancos” dhe ka pranuar se ndjehet mirënjohës për këtë.

Artikulli paraprakMarco Asensio: “Ishte faji im”
Artikulli tjetërJuventus, shumë shpejt do të jetë me katër yje