Iniesta është më i mirë se vitin e kaluar

Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta, është në formë më të mirë se vitin e kaluar dhe përsëri do të luajë një rol kyç për Spanjën, sipas trajnerit Julen Lopetegui. 33-vjeçari është duke shijuar një sezon të mirë për Barcelonën, edhe pse e ardhmja e tij me gjigantët e La Liga-s është e pasigurt. Raportet sugjerojnë se Iniesta është subjekt i ofertave të skuadrave kineze dhe ka pranuar se do të marrë një vendim për çdo lëvizje të mundshme deri në fund të prillit. Ai nënshkroi një kontratë “gjatë gjithë jetës” në “Camp Nou”, më herët, këtë sezon, por ekziston besimi se mund të largohet tashmë, pas ardhjes së Philippe Coutinho. Sidoqoftë, Lopetegui nuk ka asnjë dyshim për rolin e Iniestas me ekipin kombëtar dhe beson se e ka mesfushorin në formë edhe më të mirë se më parë. “Ai është më i mirë se vitin e kaluar, me më shumë vazhdimësi, tha trajneri i ‘La Roja’ për ‘El Partidazo de COPE’, të hënën. Unë e shoh atë të madh. Iniesta do të jetë me ne, i gatshëm dhe i përkushtuar, si çdo herë që të vijë me ekipin kombëtar”. Lopetegui, gjithashtu, foli mbi shqetësimin për dëmtimin e Gerard Pique: “Ai e ka gjurin mirë, ka vetëm një mbingarkesë. Ne do të duhet të kujdesemi për atë pak në formim, kështu që është gati për Gjermaninë”. Spanja do të përballet me Gjermaninë të premten, para se të luajë kundër Argjentinës, katër ditë më vonë.

Artikulli paraprakPrindërit e Leos kishin dy origjina
Artikulli tjetërThiago Silva sfidon zërat që e shohin Neymar te Reali