Rama kundër FMN: Do vjedhim me koncesionet deri në vitin 2021

Nuk ndalen së vjedhuri shqiptarët. E bëjnë me plan dhe nuk i ndal as paralajmërimi i FMN për greminën ku po e çojnë vendin. Një ditë pas deklaratës së FMN, ministri i vjedhjeve të qeverisë deklaroi se koncesionet nuk do të ndalen deri në vitin 2021. Pra, vjedhja e shqiptarëve do të vazhdojë me koncesione të reja deri në vitin 2021. Por këton koncesione shtrihen edhe për shumë vite të tjera më pas sepse janë faturat që do të paguhen për koncesionarët e klientelës së qeverisë.
Një ditë pasi FMN i kërkoi qeverisë shqiptare eleminimin e praktikës aktuale të dhënies së koncesioneve me propozime të pakërkuara, ka reaguar Qeveria.
Ministri e Financave, Arben Ahmetaj thotë se po përgatitet një ligj që do të ndërpresë dhënien e koncesioneve të pakërkuara duke filluar nga 2021, vit që përkon me mbylljen e mandatit të kësaj qeverie.

“Kemi rënë dakort dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë kemi rëndë dakort që duke filluar nga janari i vitit 2021, mos të ketë më oferta të pakërkuara”, thotë Ahmetaj.
Ministri financave tha po ashtu se përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH ka për qëllim monitorimin e transaksioneve.
“Logjika e lidhjes me biznesin e vogël, pra deri në 2 milionë është mbyllja dhe skanimi i plotë i transaksionit”, deklaron ministri.
Edhe për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, Fondi Monetar Ndërkombëtar u shpreh kundër, pasi gjykon se tatimet nuk i kanë kapacitetet administruese.

Artikulli paraprakKosova voton Demarkacionin me Malin e Zi, por Brukseli gjen një kusht të ri për heqjen e vizave
Artikulli tjetërAksident i rëndë në Burrel, dy të vdekur dhe një i plagosur