Bardh Spahia: Shpallni emergjencën ose do të përballeni me protesta

Deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia ka vizituar familjet e përmbytura në zona të ndryshme të këtij qarku, ku situata vazhdon të jetë alarmante. Ai këmbëngul që qeveria duhet të shpallë gjendjen e emergjencës, pasi banorët e këtyre zonave po përballen me shumë probleme për shkak të përmbytjeve të pronave dhe shtëpive të tyre.
“Dje në familjen e Xhevdet Alijahej, fshati Trush, Njësia Administrative Berdicë, e cila aktivitet kryesor me të cilën siguron edhe jetesën ka bujqësinë dhe blegtorinë.
Periudha e përmbytjes është më e keqja e mundshme në raport me prodhimin. Nga pohimet e tyre kuptohet që tokat e mbjella me grurë kanë dy javë që janë mbuluar nga uji dhe që nga dt 19.03.2018 bagëtitë duhet të mbahen me ushqim të siguruar nga importi.
Për 17 krerë lopë të matrikulluara, të cilat ka në zotërim familja Alijahej 15.000 lekë të reja është kostoja e transportit për në ferma të tjera larg nga zona që rrezikon përmbytjen.
Për 17 krerë lopë duhen së paku 1 deng sanë në ditë për secilën, e cila kushton 500 lekë të reja.
Atëherë 17 × 500 =8.500 +1500 (kosto transporti ndër stalla), kostoja totale ditore e mbajtjes së 17 krerevë lopë në ditë shkon rreth 10.000 lekë të reja.
Pa llogaritur këtu edhe dëmin kolosal që uji po i bën të mbjellave për këtë vit. Qeveria duhet urgjentisht të shpallë gjendjen e emergjencës, përndryshe do të përballet me protestën e fuqishme të banorëve të dëmtuar rëndë”, shkruan deputeti Spahia.

 

Artikulli paraprakAdministratori: Banorët të izoluar, deklarata e zv/kryeministres, çnjerëzore
Artikulli tjetërDita e parë e lirisë