Shpërthimi i aeroplanit/ Inxhinieri humb jetën, e pabesueshme si shpëton piloti përmes flakëve me parashutë (Video)

Piloti i Shigjetave të Kuqe David Stark ka arritur t’i shpëtojë në mënyrë të pabesueshme duke arritur të largohej në kohën e duhur nga aksidenti ajror pasi një aeroplan u përplas në tokë dhe shpërtheu në flakë.
Pas tij, një flakë zjarri masive e zë aeroplanin e tij ndërsa shembet në tokë dhe i bllokuar brenda është inxhinieri Jonathan Bayliss. 41-vjeçari nuk kishte shanse. Ai u vra në çast kur T1 Haëk u rrëzua më pak se dy minuta pas ngritjes.
Imazhet e aksidentit fatal – që mendohet të jenë shkaktuar nga një zog janë marrë nga fotograf amator David Taylor, 50 vjeç. Ai tha: “Unë u trondita vërtet nga ajo që pashë”.
“Aeroplani u ngrit normalisht, rrotat e tij u tërhoqën, por pastaj u kthye ashpër”. “Unë mendova ‘ai nuk do të mund t’ia dalë”.
Imazhet e Taylor tregojnë se vetëm 116 sekonda kanë kaluar nga ngritja në tragjedi. Ai tha se do t’i ofrojë fotografitë e tij policisë dhe RAF-it për të ndihmuar hetimin e tyre.
Piloti 35-vjeçar Stark aktualisht po shërohet në spital. /F.W/

aeroplan2

aeroplan4

 

 

Artikulli paraprakKush është “Escobari shqiptar” i lidhur me qeverinë që arrestua me 1.1 ton drogë nga Shqipëria në Turqi
Artikulli tjetërPlas tek PS! Drejtori i Ujësjellësit të Tepelenës bën “leckë” tek Rama kryebashkiakun e Memaliajt