Basha në zonat e përmbytura/ Banorët shpërthejnë në revoltë ndaj qeverisë: “Ramën s’dona me e pa ma”! (Video)

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka shkuar në fshatrat e përmbytur në Trush e Bërdicë, ku edhe pse shiu nuk binte papushim, banorët kanë nxituar ta takojnë e të tregojnë çfarë po përjetojnë. Ata kanë rrëfyer se kryeministri e shteti nuk janë fare, kurse zv.kryeministrja Senada Mesi, bijë shkodre, i hipi makinës dje e iku duke thënë: “Ku dini ju çfarë është emergjenca?!”
Disa prej tyre kanë kërkuar që Rama të marrë përgjegjësinë e të vijë t’i shohë, se s’kanë ushqime as për vete as për bagëtitë. Disa banorë të tjerë të irrituar thanë se, as duan ta shikojnë, po le t’u japë zgjidhje problemeve, të shpallë emergjencën e t’u jepen ndihma.
Banorët kanë treguar se Niko Peleshin me Petro Koçin, ditë më parë ka kaluar në rrugën kryesore të Dajçit. Mirëpo në një bisedim nga makina me banorët, ata i kanë thënë se janë spekulime dhe se situata nuk është kaq kaotike. “Nuk u futën fare në fshat për të parë. Ku e dini ju se çështë emergjenca”, shprehen banorët.
Sot 76 persona janë akomoduar në strukturat e Bashkisë së Shkodrës nga zonat e përmbytura. Konvikti i shkollës “Arben Broci” është tashmë streha e shumë familjeve që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre të mbuluara nga uji.

Situata alarmante: Mijëra banesa dhe disa shkolla nën ujë
Bashkia e Shkodrës ka dhënë informacion mbi situatën e krijuar nga moti dhe përmbytjet në kryeqendrën e veriut.
Pas inspektimeve të bëra në terren në njësitë administrative të përmbytura, raportohet se sipërfaqja e përmbytur ka arritur rreth 4955 ha, 3 ha më pak se një ditë më parë.
Ndërkohë që qindra banesa janë të rrethuara, uji ka hyrë në dhjetëra banesa dhe në disa shkolla.
Në detaje, situata paraqitet si më poshtë:
Njësia Administrative Dajç
Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 1750 ha:
Mbi 300 banesa kanë qenë të rrethuara nga uji.
Në disa shkolla në ambiente të brendshme ka pasur prezencë uji.
Kërkohet furnizim me ujë të pijshëm për banorët.
Shërbimi vendor i MZSH Shkodër ka hequr ujin me 6 forca, 1 automjet dhe 6 pompa.
Rruga Shirq-Darragjat, rruga Belaj-Pentar, rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela, janë të bllokuara.

Njësia Administrative Ana e Malit
Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 1300 ha.
Ujësjellësi Oblika 1 dhe Oblika 2 janë jashtë funskionit.
Rreth 177 banesa kanë qenë të rrethuara nga uji: 150 banesa në Obot dhe 27 banesa në Goricë. Lagja Goricë është totalisht e izoluar. Rruga e fshatit Obot kalohet vetëm me varka.
Njësia Administrative Bërdicë
Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 1280 ha.
Rreth 100 banesa kanë të rrethuara nga uji.
Stacioni i pompave të Ujësjellësit në Trush ka qenë jashtë funskionit si pasojë e përmbytjeve.
Njësia Administrative Velipojë
Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 410 ha.
Në fshatin Luarz del uji nën argjinaturë, por dhe në atë të Çasit paraqitet shumë problem. Kërkohet ndërhyrje emergjente.
Rruga nacionale Shkodër-Velipojë vazhdon të jetë e pakalueshme.
Fshati Luarz ka qenë pa energji elektrike.

Njësia Administrative Rrethina
Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 70 ha.
Në zonën e Livadheve kanë qenë 17 banesa të rrethuara nga uji. Në 3 banesa ka hyrë uji brenda.
Njësia Administrative Guri i Zi: Sipërfaqja e përmbytur ka qenë rreth 10 ha.
Në fshatin Juban vazhdon gërryerja e tokës në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shumë problematike kjo dukuri pasi mund të rrezikohet argjinatura.
Qyteti Shkodër
Sipërfaqja e përmbytur në zonën e Livadheve ka qenë rreth 135 ha.
Me prezencë uji ka pasur në mbi 70 banesa afër oborreve të tyre. Me shumë vështirësi është kaluar me automjete të larta të ushtrisë, ndërsa në disa zona kalimi është bërë vetëm me varka. Në lagjen Ajasëm ka pasur rreth 3 ha tokë të mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka pasur prezencë uji.
Shërbimi vendor i MZSH Shkodër ka hequr ujin me 4 forca, 1 automjet dhe 1 pompë.
Bashkia Shkodër ka bërë evakuime të banorëve dhe gjësë së gjallë kur janë paraqitur nevojat. Rreth 69 persona janë akomoduar në konvikt.

Gjithashtu, bashkia Shkodër dhe strukturat operacionale vendore dhe qendrore kanë bërë të mundur lëvizjen e banorëve dhe akomodimin e tyre tek të afërmit e tyre.
Gjatë ditës së djeshme sipërfaqja e përmbytur ka qenë gjithsej rreth 5190 ha.
Ministria e Mbrojtjes ka dërguar forca, mjete dhe bazë materiale, si më poshtë:
200 efektivë të forcave të armatosura.
Reparti Ushtarak nr. 1010 ka angazhuar 85 forca, 15 mjete dhe 5 motorrbarka, me të cilat janë kryer vepritaritë operacionale si më poshtë:
Janë evakuar 2 familje me 6 banorë.
Janë transportuar 70 banorë.
Janë shpërndarë 150 kg ushqime, 2720 litër ujë dhe 8500 kg koncentrat.
Janë përforcuar 120 ml argjinaturë në fshatin Ças të njësisë administrative Velipojë.

Basha ne Dajc per permbytjet

Posted by Bashkia Shkodër on Freitag, 23. März 2018

Posted by Lulzim Basha on Freitag, 23. März 2018

 

 

Artikulli paraprakZbulohet portali që financohet me paratë e drogës të Tahirit
Artikulli tjetërPD reagon për grabitjen e 11 mijë m2 tokë të deputetit Hyseni në Dhërmi ku po ndërton Papuli: Ku është Prokuroria politike?