Ibra firmos në SHBA te Los Angeles Galaxy

Tashmë është zyrtare. Zlatan Ibrahimoviç, pas divorcit me Manchester United të zyrtarizuar dje pasdite, ka zbarkuar në MLS, kampionatin amerikan. Sulmuesi suedez ka firmosur me Los Angeles Galaxy që edhe në të kaluarën kanë kontraktuar futbollistë të jashtëzakonshëm si David Beckham dhe Steven Gerrard. Një sinjal për transferimin e 36-vjeçarit suedez kishte mbërritur me faqet e “Los Angeles Times” që futbollisti zgjodhi si “tellall” për të njoftuar mbërritjen e tij. Në faqen tërësisht të bardhë, ka vetëm një frazë: “E Dashur Los Angeles, je e Mirëpritur”. Me firmën e futbollistit në fund, mbi logon e klubit kalifornian. Njoftimi në “Twitter” i klubit, me Ibran përkrah një luani, ka zhdukur çdo dyshim. Suedezi ka zgjedhur fanellën me numrin 9. Videoja që njofton kontraktimin e Ibrahimoviç përfundon me frazën: “Los Angeles, mirësevjen Zlatan” dhe hashtagu #zLAtan. Ibrahimoviç që është 36 vjeç, largohet nga Manchester United ku ishte transferuar vitin e kaluar. Ibra tashmë mund të debutojë me Galaxy që më 31 mars, në derbin ndaj Los Angeles Fc.

Artikulli paraprakZbulohet kërkesa e veçantë e Ronaldos për kontratën e re
Artikulli tjetërLSI: Shkodra përmbytet, kryeministri krihet