Bashkia Kamëz, 105.874 mijë pemë dekorative të mbjella në territorin e saj

Bashkia Kamëz kap shifrën e 105.874 pemëve dekorativë të mbjella në territorin e saj.
Kjo shifër sigurisht përbën një vlerësim për kujdesin që Bashkia i ka kushtuar mjedisit, krahas urbanizimit dhe shërbimeve të tjera në infrastrukturë.
Kamza është qyteti më i ri i vendit, ku është investuar në mbi 210 segmente rrugore në territor, si Bulevardi Blu, bulevardi “Berisha”, bulevardi “Skënderbeu”, bulevardi “Donald J. Trump”, në Kamëz, bulevardi “Abdi bej Toptani” në Valias, bulevardi “Demokracia” në Paskuqan, rruga “Demokracia në Bathore, Parku i Paskuqanit.
Qyteti i Kamzës është një nga qytetet më tërheqës që ka Shqipëria për shkak të ndryshimit rrënjësor të tij.
Kryebashkiaku Xhelal Mziu mban edhe një premtim real në mandatin e tretë për të kthyer buxhetin e Bashkisë në urbanizim dhe gjelbërim të qytetit në çdo cep të tij.

Artikulli paraprakDokumentet: Si e shkeli Gjykata ligjin dhe favorizoi vjehrrin e Ramës
Artikulli tjetërDash Shehi kundër vendimit të vettingut ndaj Lulos: Po e politizojnë dhe po e vdesin reformën