Nga fillimi i janarit të këtij viti deri në ditët e sotme, janë regjistruar afro 300 vepra penale kundër pronës. Burimet policore bëjnë me dije, se nga janari deri në fund të marsit janë shënuar thuajse 300 krime si vjedhje dhe grabitje, ku përfshihet edhe dhuna apo pasoja në jetë njerëzore.
Në 3 muaj në Shqipëri janë regjistruar afro 300 vepra penale kundër pronës, ku përfshihen vjedhjet dhe grabitjet me dhunë.
Shifra mësohet nga burime konfidenciale pranë Policisë së Shtetit, të cilët shprehen se në këto të dhëna përfshihen vjedhjet, grabitjet dhe ngjarjet me pasoja në jetë njerëzore, si plagosje apo edhe vdekje.
Në këtë statistikë bëjnë pjesë nga vjedhjet e banesave, të makinave, të bizneseve dhe kalimtarëve.
Megjithatë, kjo shifër nuk konfirmohet zyrtarisht nga policia. Ndër ngjarjet me pasoja më të rënda përmendet ai i Fierit në fillim mars, ku humbi jetën një person gjatë një grabitjeje dhe pak ditë më vonë në Korçë u dhunuan 2 persona.
Vetëm javën e fundit, në Peqin u grabit një kambist, ndërsa një person i armatosur grabiti një banesë në Gjirokastër.