Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar se sa i përket rritjes ekonomike, viti 2016 ka filluar më mirë se viti 2015, ku në vitin e parë të qeverisjes së tij, ka arritur një normë reale të rritjes së ekonomisë prej 4 për qind. Në një postim, në rrjetin social “Facebook”, Mustafa ka shkruar se rritje ekonomike prej 4 për qind, është e gjeneruar nga investimet private, sidomos të nxitura nga investimet e huaja direkte, transmeton kosovaPress. Ja postimi i plotë i Mustafës në “Facebook”: Në vitin e parë të qeverisjes arritëm të shënojmë normë reale të rritjes së ekonomisë prej 4%. Këto të dhëna janë preliminare dhe mund të pësojnë ndryshime të vogla, por e rëndësishme është se kemi tejkaluar mesataren e shumë viteve që sillej rreth 3%. Edhe pse Kosova ka nevojë për rritje më të lartë, duhet të vlerësojmë si zhvillim tejet pozitiv se rritja ekonomike prej 4% në vitin 2015 është e gjeneruar nga investimet private, sidomos të nxitura edhe nga investimet e huaja direkte. Kur rritja ekonomike shkaktohet nga investimet private, sigurohet qëndrueshmëri në rritje edhe për vitet e ardhshme. Të dhënat aktuale, tregojnë se viti 2016 ka filluar më mirë se viti 2015. Rrjedhimisht është e arsyeshme të presim që rritja ekonomike për vitin 2016 të jetë më e lartë. Këtë vlerësim e shohim nga bizneset që i vizitojmë çdo ditë, e shohim nga ekspertët vendor dhe nga organizata ndërkombëtare.
Kryesore
Continue to the categoryBudallenjë, Servilë dhe Epshndjellëse
Nga Namir Lapardhaja
Dy prej kategorive kryesore që i vjen më për shtat çdo pushteti për të përdorur, janë budallenjtë dhe servilët.
Të parët nuk e...