Shembja e Teatrit/ Alfred Trebicka i përvishet Ramës: Nuk ke hallin e Teatrit, por të biznesit me kullat

Aktori i njohur, Alfred Trebcka shprehet se prezantimi i projektit të ri për Teatrin Kombëtar rreth dy javë nga kryeministri Rama ngre dyshime. Duke folur në ‘Fax News’ për prezantimin e projektit aktori u shpreh se nuk kishte patur ftesë por ishte informuar nga disa kolegë. Trebicka tha se arkitekti danez më shumë foli për konceptin e këtij projekti se sa hyri në detaje për të përshkruar sallat, skenat apo se ku do të qëndronte spektatori.
“Parqatitja duhet të ishte e detajur, dhe pas paraqitjes së asaj skenae është gjithë pjesa tjetër e infrastrukturës, xhepat e skenës, sallat e tjerë. Kudo ku kam parë teatër, ka qenë kërshëria për të parë pjesën e kësaj gjëje, në atë prezantim nuk u bë kjo.
Dyshimet janë. Muajin shkurt ne informohemi që teatri do të lavizi tek turbina dhe në ambietntet e Teatrit Kombëtar do të vijë Teatri i Operas, një momemt tjetër ishte dhe projektligji dhe këto dyja u bënë shkak që sindikata e artistëve dhe të skenës të organizonin një tubim për të frenuar këto dy hapa dhe për të kërkuar takim dhe dialog me ministren. Takimi me ministen e Kulturës është bërë me 8 shkurt ku pati reagime edhe të ashpra.

Mbas kësaj ne kërkuam një takim tjetër me ministren. Ajo bëri një takim me disa kolegë dhe unë nuk ndihesha i përfaqësuar. Institucioni mëmë që është Ministria e Kulturës nuk do tja dijë fare për dy oganizmat sindikalë.
Në momentin kur trysnia e aktorëve ishte e fortë, ministrja e kulturës tha se nuk kishte projekt dhe në një kohë record, vetëm pas dy javësh projekti ishte gati, ndërsa ajo paraqitje kur arkitekti paraqiti projektin më tepër foli për konceptin arkitekturor që ekziston se për vete teatrin, nuk kishte asnjë lloj përshkrimi të skenës, salllës, dhe si inkuadrohen këto me ambientin ku do jetë spektatori, nuk ishte e qartë”, tha Trebicka.
Aktori u pyet edhe për vlerën e godinës së Teatrit dhe për zërat që kanë qarkulluar se në godinë kishte material me përmbaktje kancerogjene, çfarë rrezikonte jetën e aktorëve.
Ai tha se edhe nëse ka patu diçka të tillë duhet të kishte ndërhyrje që të hiqej ky material, por sipas tij këto përshkrime pezhorative i janë bërë godinës për të justifikuar shembjen e saj.
“Për sa i përket godinës aktuale, është luajtur shumë me të në kuptimin që është e amortizuar, është artiketuar me terma të tipit pezhorativ, preteksti është për ta shembur. Un kam mendimin që aty nuk është bërë asnjë lloj studimi apo investimi”, u shpreh aktori.

-Përbërja e materialevve kancerogjene?
“Sigurisht që nëse është një fakt tillë është serioz dhe duhet marrë në konsideratë por nëse është gjetur kjo atëherë të pastrohet nga këto element, aty është thënë se ka dhe rrezik zjarri, por unë nuk jam specialist. Aty është ngritur alibia që godina do shembet e do na zërë brenda, por nuk na ka gjëetur gjë ka 20 vjet. Përse nuk u ndërhy këto 20 vjet për ta rikonstruktuar, mënyra se si kanë rrjedhur gjërat të çon në përfundimin që është lënë enkas që të degradohet sa të quhet e rrezikshme”, deklaroi ai.
Në lidhje me shembjen e Teatrit ai tha se komuniteti teatror do të organizojë tubime ne godinë për të insistuar në dialog për të arsyetuar hapat që do të ndërmerren për godinën.
Ai tha se nuk do të lëvizte nga pozicioni tij për të mos e shembur godinën pasi ajo ka një vlerë të madhe emocionale dhe shpirtërore ku kanë luajtu aktorët emblematikë të skenës shqiptare dhe nëse shembet godina memorja fshihet.
“Komuniteti teatror ka marrë një iniciativë që çdo mbrëmje të rorganizohen tubime që të insistohet që së pari të ulemi në dialog dhe të argumentohen të gjitha gjërat se pse duhet ndërmarrë ky hap. Qeveria ka dhe gurin edhe arrën në dorë, por edhe komuniteti teatror nuk është i papeshë dhe disa e kanë thënë fjalën e tyre.

Unë pesonalisht do të rri në pozicionin tim se cili do të jetë reagimi im personal do ta shohim kur të vijë momenti, por jam një optimist, edhe pse i dëshpëruar. Kam një dëshirë të brendshme që të marrë për mirë kjo punë të mos shkojë në konfrontim, sepse shembja e Teatrit do të jetë…e kam thënë edhe diku tjetër, ata që do ta bëjnë këtë punë do t’i mallkojë historia.
Vlera e tij është memorja emocionale, në momentin që e shemb atë memorja fshihet. “Nuk është përfaqsuese, jo dinjitoze, prandaj janë nxjerrë ato termat pezhorativ”. Një instutucion nuk e ka dinjitetin vetëm tek pamja e jashtme, ajo ka një dinjitet shpirtëror shumë të ngritur se aty kanë luajtu emra të mëdhenj, këta janë dinjiteti, dinjiteti varet nga bëmat në atë godinë, dinjiteti i shtëpisë dykatëshe në Vlorë është se aty është ngritur flamuri.
Ato kullat janë sebebi për t’u shembur Teatrin, nuk është armortizimi i Teatrit, motivi bazik është biznesi”, u shpreh Alfred Trebicka.

foto 2

Artikulli paraprakBerisha zbulon skandalin me punësimet tek Fondi i Sigurimeve Shëndetësore: 4 mijë euro dhe me firmën e Xhafës
Artikulli tjetërSuperoperacion në Itali dhe Greqi, arrestohen 13 shqiptarë për trafik droge e vjedhje