Ulen eksportet shqiptare me Kosovën dhe Maqedoninë

Tarifat doganore për eksportet shqiptare drejt Kosovës vazhdojnë të mbeten një pengesë për tregtinë me Shqipërinë. Sipas të dhënave të INSTAT përgjatë muajit shkurt shkëmbimi i mallrave ka pësuar uljen më të madhe me rreth 16%. Presidenti i qendrës së eksporteve shqiptare, Alban Zusi e cilëson këtë ndryshim sezonal, por ngre si problem tarifat doganore që kapin një vlerë prej 240 euro. “Një transaksion ‘import’, apo ‘export’, cilidoqoftë, kushton së paku 240 euro në kufi. Me gjithë kostot që atje ka, pra: kostot e agjensive doganore, kostot e skanerit…” thotë Zusi. Pavarësisht premtimit për lehtësimin e tregtisë midis dy vendeve Zusi shprehet se ende nuk është konkretizuar asgjë. “Mjafton që të ulemi e të krijojmë një komision të përbashkët për të analizuar këto barriera”, thotë ai. Ndërkohë, tregtia me Maqedoninë sipas eksportuesve lidhet me barrierat artificiale. “I mban produktet shqiptare 5 deri në 7 ditë në kufi për t’u bërë analizat”. Ulja e euros po i vendos në vështirësi eksportuesit shqiptarë dhe për këtë kërkojnë një analizë të menjëhershme nga shteti. “Afro 130 milionë euro xhiro të munguar në treg. Sipas INSTAT vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe gjatë shkurtit 2018 janë: Kosova me -16,1%, Maqedonia me -29,8% dhe Serbia me -1,5%.

Artikulli paraprakKosova do nisë protestat për taksën e Ramës
Artikulli tjetërKryemadhi në Shkodër: Qeveria të mbajë përgjegjësi