Rama emëron në krye të Shërbim të Kontrollit të Brendshëm në Ministrinë e Brendshme ish-gjykatësin që ka liruar nga burgu 9 trafikantë droge! Denoncimi është bërë nga një zyrtar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha.
“Lajmi i fundit nga Narkoshteti!
Rama emeron ne krye te SHÇMB famozin Agim Hysi, ish-gjykatesin kriminel qe ne 9 procese liroi 9 trafikante droge!
Lexoni mesazhin e zyrtarit te larte dixhital!”, shkruan Berisha në Fecebok.
“Pershendetje Dr. Drejtori i ri i SHKB Agim Hysi ka qënë gjyqtar në Vlorë dhe është shkarkuar nga KLD si gjyqtar që ka liruar kriminele. Ai e ka ankimuar deri në Kushtetuese 2 herë por e ka humbur betejën.Ai ka apeluar dhe ne Strasburg por ka humbur.
Fakte:
1: si kryetar i trupit gjykues ka liruar G.B i akuzuar për vjedhje bankash në bashkëpunim
2. Ka urdhëruar lirim të menjëhershëm të V.Q akuzuar për grabitje me armë.
3. Në 9 vendime ka liruar 9 trafikantë droge (hashash) duke u dhënë masa të buta dënimi. Të 9 këto vendime janë prishur nga gjykatat më të larta.
Ky është emëruar drejtor i SHKB”, shkruan zyrtari.