Etrit Berisha i pakënaqur me De Biasin

Etrit Berisha priste të merrte shiritin e kapitenit të Kombëtares pas mungesës së Lorik Canës në ndeshjen miqësore ndaj Katarit. Portieri i Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha ka pritur që ai të jetë kapiten i Shqipërisë në mungesë të Lorik Canës, ndërsa në fund të takimit portieri nuk është ndier mirë, kur ka mësuar se kapiten do të jetë Elseid Hysaj.
Prej 4 vitesh portieri kosovar është një titullar i padiskutueshëm dhe me 35 ndeshje të luajtura, ka pasur pritshmëri të mëdha për shiritin. Megjithatë, De Biazi vendosi për shkodranin Hysaj, duke privilegjuar këtë të fundit pas sezonit fantastik me Napolin.

Artikulli paraprakManaj shënon 3 gola ndaj Romës
Artikulli tjetërShuhen” rreth 1000 biznese në Kosovë