Drejtori i policisë, pika e kontaktit të Tahirit që prishte operacionet antidrogë të SHISH

Partia Demokratike ka sjellë fakte të reja lidhur me kontrollin e trafikut të kanabisit nga ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri: mesazhet në telefonin e ish-kreut të Policisë së Vlorës, Jael Çelës, person në kërkim tashmë, dërguar bandës së Habilajve dhe ish-ministrit Tahiri.
Deputeti Enkelejd Alibeaj nga selia blu, ka ngritur pikëpyetjen se në kushtet e shumë provave dhe dokumentave të reja, pse nuk arrestohet ende Tahiri.
Me faktet e sjella, sipas Alibeajt, “është faktuar të paktën prej katër muajsh se lidhja midis ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe trafikantëve të drogës, bandës së Habilajve, mbahej edhe nëpërmjet Drejtorit të Policisë së Vlorës, Jael Çela, i cili është shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në trafikun ndërkombëtar të drogës.
PD disponon dokumenta zyrtare që e provojnë këtë lidhje: një vendim për masën e sigurisë “arrest me burg” vendosur për dy oficerët e lartë të Policisë, Jael Çela dhe Gjergj Kolhila, me akuzën e pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal me akuzën trafikim të kanabisi.

Dokumenti prej 18 faqesh është bazuar në të dhënat e Antimafies italiane, e cila ka përgjime bisedash dhe shkëmbime mesazh mes Habilajve dhe drejtuesve të lartë të Policisë së Vlorës, të cilët provoheshin se ishin garantët për prodhimin dhe trafikun e kanabisit drejt Italisë. Rezulton se Policia jo vetëm ishte roje e trafikut, por edhe se Drejtori i Policisë Jaert Çela ka dekonspiruar operacionet e SHISH për llogari të Habilajve. Të gjitha këto gjenden në mesazhin telefonit të Çelës, që provojnë se ishte ai pika e kontaktit me Tahirin nëpërmjet shoferit dhe mikut të ministrit, Orest Sotës. Kishte komunikim të drejtpërdrejtë me Gentian Zekën, shoferin personal të Tahirit dhe faktet tregojnë se Tahiri ka qënë garancia politike për trafikun e kanabisit nga banda e Habilajve”.

Artikulli paraprakQeveria e Kosovës, deklaratë kundër taksës së Ramës
Artikulli tjetërDenoncimi i Berishës: Rama amniston veten dhe Olsin e tij për 613 kilogramët e kokainës kolumbiane