Roli i Sotës në grupin e drogës

Orest Sota, i arrestuar muaj më parë nga policia, në makinën e të cilit u gjetën mbi 860 mijë euro dhe patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së tij, rezulton se ka pasur komunikime edhe me Jaeld Ccelën, ish-zyrtarin e lartë të policisë i shpallur në kërkim për lidhjet me Habilajt në trafikun e drogës.
Në vendimin e Gjykatës thuhet se Jaeld Çela kishte komunikime telefonike me Artan Habilajn, i cili kishte në përdorim makinën e ministrit të Brendshëm; kishte komunikime me Gentian Çekën, shoferi personal i Saimir Tahirit; kishte komunikime me Orest Sotën, të cilit iu gjetën 863 mijë euro në makinë, bashkë me dy patentat e Saimir Tahirit.
Deklarata është bërë nga deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, sipas të cilit bisedat mes drejtuesve të bandës së Habiljave dhe drejtuesve të Policisë së Vlorës, provojnë se Policia e Shtetit, jo vetëm ishte kthyer në roje të transportit të kanabisit drejt Italisë, por Jaeld Çela ka dekonsipruar operacionet e Shërbimit Informativ Shtetëror për llogari të Habilajve, që vetë trafikantët në përgjime i quajnë “kusho të ministrit” dhe që “siguronin garanci për kanabisin”.
“Të gjitha këto do t’i gjeni të zbardhura në mesazhet e telefonave që i përkasin Jaeld Çelës, telefoni i të cilit është i vlefshëm për të provuar se ai ishte pika e kontaktit me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, nëpërmjet shoferit të tij, Gentian Çeka dhe mikut të ministrit Tahiri, Orest Sotës”, tha deputeti i PD-së.

Artikulli paraprakSkenar ukrainas për ndarjen e Kosovës!
Artikulli tjetërProvat e krimit të ish-ministrit