Vokshi: Shkatërrimi i Teatrit, një tekë 20-vjeçare e Ramës

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e ftuar në “News24”, ka folur mbi projektin e Teatrit Kombëtar.
Sipas Vokshit, Teatri ka qenë në zonën e mbrojtur, ndërsa në vitin 2017 me VKM ai është hequr dhe është lënë vetëm Bulevardi.
“Pra, ky është një plan 20-vjeçar i Edi Ramës. Duhet të kishte një studim në momentin që u mor vendimi për shembjen e Teatrin. E pyetëm nëse kishte një vlerësim? Ekzistonte një vlerësim në vitin 1999, ministria na tha që nuk kishte, por ne e gjetëm. E pyetëm a është konsultuar me artistët, me arkitetktët? Nuk është konsultuar. Si mundet për një tekë 20-vjeçare kryeministri të thotë që do ta shemb? Si mundet? Mbi cilin ligj po konsiderohet ky projekt? Nuk ka! Është e paligjshme. Pa kaluar më parë në një proces tenderues, dhe pastaj të zgjidhet kompania”, shprehet deputetja.

 

Artikulli paraprakIndeksi i Riskut: Shqipëria nuk përballon dot fatkeqësitë natyrore
Artikulli tjetërVasili: Rama mashtroi turpshëm për kokainën