Tjetër padi ndaj deputetit që grabit toka në bregdet me leje të Ramës

Ndërtuesi i një fshati turistik në Golem, e ka paditur në vitin 2014, Hysenin se i kishte zaptuar një sipërfaqe toke pranë viles tre katëshe që deputeti kishte blerë në vitin 2007 në plazh.
Një vilë 3-katëshe që ndodhet në Golem në një fshat turistik ku shumë politikane dhe deputetë kanë shtëpitë e tyre të pushimit, fshat që është ndërtuar nga kompania “Musaj and CO” dhe në vitin 2006 deputeti Alket Hyseni ka blerë një vilë me vlerën 190 mijë euro.
Vila në plazh ka tre kate, katër dhoma gjumi, dy dhoma ndenje, katër tualete, verandë dhe oborr 500 metra dhe siç dëshmojnë banorët e fshatit përdoret zakonisht në kohë pushimesh nga familja e deputetit Alket Hyseni, i cili disa ditë më parë u akuzua nga një banorë e Dhërmiut për përvetësim të një tokë në atë zonë, duke u favorizuar nga posti shtetëror si drejtues i Task Forces që do verifikonte tokat në bregdet.
Top Channel disponon kontratat e shit-blerjes, së kësaj vile, për të cilën Alket Hyseni është futur në konflikt me pronarin e fshatit turistik.

Sipas pronarit të fshatit dhe dokumenteve që ai zotëron pasi ka blerë një truall prej 500 m katror Alket Hyseni ka zaptuar në fshatin turistik dhe 500 metra të tjera në të cilat fillimisht ka nisur të ndërtojë, pasi ndërtuesi dhe pronari i fshatit ka kallëzuar deputetin në Prokurori dhe pranë INUK të Durrësit, në vitin 2014 kjo shtesë u ndërprere. Megjithatë Prokuroria nuk ka ndërhyrë dhe kallëzimi është rrëzuar. Në këtë kohë, pra në vitin 2014, Alket Hyseni mbante pozitën e njeriut që kontrollonte gjithë tokat e bregdetit.
Fatmir Musaj i tha Top Channel se INUK e ndali ndërtimin, ndërsa Hyseni pas këtij veprimi, tokën prej 500 metrash e futi në rrethimin e oborrit të tij.
Musaj thotë se çështja nuk është zgjidhur ende, ndërsa atë vit Prokuroria e Kavajës e mbylli hetimin. Kjo sipërfaqe toke prej 500 metrash është ende në rrethim ndërsa ndërtuesi i fshatit turistik ka pretendime edhe për saktësinë e regjistrimit të pronës në zyrën e hipotekës.

Artikulli paraprakLufta e korrupsionit të korporatave
Artikulli tjetërMos e harroni Hysenin, por shikoni perlën turistike që ka grabit Gjiknuri, 20 ha në Shën Vasil, Karaburun