Kryefundërrina e kombit ka kërcënuar protesttuesit në Rrugën e Kombit nga vrima e bunkerit ku është futur dhe rrethohet me një ushtri gardistësh. Ky është kërcënimi i një frikacaku që nuk do të bëjë asgjë tjetër përveçse do të mobilojë të gjithë shqiptarët në një revolte masive në të gjithë Shqipërinë.
Kaosi dhe tension i madh në Rrugën e Kombit vazhdon edhe pas tërheqjes së policisë.
Pasi uniformat blu janë qëlluar me gurë nga qytetarët që kanë dalë në Tunelin e Kalimashit për të protestuar për tarifën e vendosur për makinat që do kalojnë në këtë rrugë, ata kanë nisur të shkatërrojnë dhe djegin çdo gjë që ishte kthyer “në barrikadë” për rrugën e Kombit. Informacioni më i fundit është se janë dëmtuar edhe kompresorët e gazit të kondicionerëve teksa i është vendosur zjarri kabinave të vendosura për të mbledhur tarifën si dhe kanë shkatërruar me furë sportelet dhe semaforët.
Efektivët e FNSH dhe RENEA janë tërhequr, pasi ndërhyrja e tyre përkeqëson dhe acaron situatën.
“Jo izolim. Nuk do të ikim nga këtu pa u hequr vendimi për të paguar taksën. Kemi marrë iniciativën për t’i dalë zot kësaj proteste. Këtu jemi mbledhur pa asnjë dallim politik. Kjo është një kërkesë e drejtë dhe jetike. Deri në vdekje!”, deklarojnë protestuesit.