Berisha: Vendimi i opozitës historik, mos bindje civile në të gjithë vendin deri në rrëzimin e narko-shtetit

Ish-Kryeministri Berisha e ka konsideruar vendimin e opozitës së unifikuar për mos bindje civile dhe protesta me të gjitha format si një vendim historik. Pyetujes se përse është historik, Berisha tha se arsyeja është se kemi të bëjmë me një vendim i cili nënkupton se mos bindja civile do të shtrihet në të gjithë vendin dhe se nuk do të ndalet deri në rëzimin e narko-shtetit.
Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” sqaroi se përse kur ai ishte në qeveri nuk pranoi vendosjen e taksës së rrugës së Kombit. Ai tha se ishte parashikuar që paratë për mirëmbatjen e kësaj rruge do të jepej nga taksa e qarkullimit.
Pjesë nga intervista
Berisha: Ne bëmë studimin, ne bëmë dhe hapëm procedurën për të parë se ku rrifte kërkesa dhe ne na doli 2-5 euro. Jo i thamë. Me ministrin Olldashi vendosëm që atë shumë do ta përballonim me taksën e qarkullimit. Me nivelin që kishim ne të taksës së qarkullimit mblidheshin 120 mln euro. Nga këto mjaftonte 1/10 për ti dhënë koncesionarit për mirëmbajtjen e rrugës

Qafoku: Ishte e mjaftueshme ?
Berisha: Dhe tepëronte
Berisha: Kjo rrugë ka të paktën 40 % të transportit të Shqipërisë në automjete dhe njerëz. Kjo rrugë që ky që përmend se ka kushtuar 1.2 mld dollarë. Po ka kushtuar, por ka sjellë nga 2009-deri sot 2.5 mld euro në Shqipëri. Ka tejkaluar çdo lloj parashikimi. Kjo rrugë shpëtoi Shqipërinë nga kriza ekonomike që pllakosi Europën. Kur më erdhi një mik i imi, një kryeministër i huaj më pyeti: Sali si shpëtuat ju nga kriza? I them unë shpëtuam nga rruga. Kur ja shpjegova dhe u çudit.
Qafoku: Ju hoqët dorë fare nga taksimi?
Berisha: Përfundimisht, zero. Do tja jepnin me taksën e qarkullimit. Ne do i jepenim kopmpanive private dhe nuk kemi asnjë kundërshtim ti jepet kompanive private.
Qafoku: Pse nuk ja dhatë atëhere?
Berisha: Ne po shkonim drejt dhënies së kompanive private, por jo me taksë, por do të jepnim 6 apo 8 mln euro në vit nga taksa e qarkullimit. Ky trefishoi taksën e qarkullimit.

Artikulli paraprakSkandal, Berisha denoncon: Prokurori kriminel i dha bllokun e fletëarresteve policisë për ta mbushur
Artikulli tjetërBerisha për përballjen popullore: Bëjmë betimin, Rama nuk ka ku shkon, veç po hipi në qiell bashkë me narko-shtetin