Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar për dhunën policore ndaj kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se shqiptarët e kanë parë fytyrën e vërtetë të Edi Ramës.
“Shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të shtetit kriminal të Edi Ramës. Shqiptarët po kuptojnë se policia, prokuroria dhe drejtësia politike janë në duart e grupit kriminal që ka kapur të gjitha pushtetet në vend. Sot shqiptarët po shohin fytyrën e vërtetë të drejtësisë së Edi Ramës: kriminelët dhe mafia mbrohet, kurse populli trajtohet sikur të ishte kriminel”, shkruan Basha.
Në ambientet e jashtme të Gjykatës së Tiranës, situata paraqitet mjaft e nxehtë. qindra porotestua hedhin parrulla kundër Ramës, ndërsa qindra policë kanë formuar gardhin e sigurisë. Dhjetra furgonë janë parkuar në gjendje gatishmërie, në rast të një përshkallëzimi të mundshëm të situatë.
Po ashtu në është ndaluar qarkullimi i mjeteve në rrugën që lidh “Myslym Shyrin” me Gjykatën. Seanca pritet të nis brenda pak minutave, ndërsa 23 personat e arrestuar kanë mbërritur tashmë në Gjykatë.