Berisha jep kushtrimin: Tani radhën e ka revolta e përgjithshme popullore

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës për protestuesit e arrestuar të Kukësit ku 11 prej tyre u lanë në burg.
Berisha thotë se ky vendim që lë në burg dhe arrest shtëpie shumicën e protestuesve të pafajshëm është një thirrje për çdo shqiptar për të përmbysur sa më parë qeverinë.
“Tani radhën e ka revolta popullore”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
Vendim politik hakmarrës dhe antikushtetues!
Farsa gjyqësore politike më e turpshme, që nga kohërat më të zeza në diktaturë. Vendimi i turpshëm i bazuar kryekëput në falsifikime kriminale të dosjeve e procesverbaleve dhe pa asnjë provë e asnjë fakt dhënë me urdhër të kryegjykatësit, kryetrafikantit Edvin Kristaq Rama dhe që e lexoi në sallën e gjyqit përfaqësuesja e tij.
Ky vendim që lë në burg dhe arrest shtëpie shumicën e protestuesve të pafajshëm, është një thirrje për çdo shqiptar të përmbysim sa më parë këtë klikë të urryer nga mbarë shqiptarët!
Tani radhën e ka revolta e përgjithshme popullore! sb

Artikulli paraprakDy protestues pa ndjenja, dhunohen në komisariatin e policisë të rinjtë e FRPD, futet ambulanca
Artikulli tjetërBasha: Kjo diktaturë e krimit i ka orët e numëruara