Basha: Kjo diktaturë e krimit i ka orët e numëruara

Kryetari i PD-së tha se Edi Rama pasi privatizoi policinë dhe prokurorinë tani privatizoi dhe gjykatat.
Lulzim Basha: ” Çfarë lidhje ka ky rregjim që liron Orest Sotën të kapur me 860 mijë euro në makinë dhe patentat e Saimir Tahirit dhe mban në burg Florim Onuzin, babain e tre fëmijëve të grabitur në mes të natës pasi i kanë terrorizuar fëmijët në mes të natës, si të ishte një terrorist. Ky është një rregjim që shkel e nëpërkëmb liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Lihet i lirë Qazim Sejdini e Vangjush Dako. Ka privatizuar prokurinë e cila nuk çoi një dhunues të protestuese në Gjykatë. Tani privatizoi edhe gjykatën.
Kryetari i PD-së i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen nesër në protestat që do të shtrihen në të gjithë vendin, ndërsa pritet dhe bllokimi i disa akseve rrugore.
Lulzim Basha: Ne do të jemi aty, siç kemi qenë sot në krahë të qytetarëve të pafajshëm kuksianë. Do të jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, nga sipërmarrësit e vegjël, nga fermerët, nga qytetarët që janë larguar nga ndihma ekonomike, në Bradashesh, në Milot, në Vorë dhe në Çermë. Do të jemi në krah të tyre. Një popull i bashkuar që do t’i rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike, është garancia se kjo diktaturë dhe tirani e krimit, i ka orët e numëruara.
I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm, dhe socialistëve të ndershëm, ta refuzojnë privatizimin e shtetit nga kjo bandë kriminale në pushtet, e cila nuk ka drejtësi për kriminelët, i lë të lirë kriminelët dhe fut në burg popullin. Të kësaj bande që grabit shqiptarët duke u marrë taksa mbi taksa por nuk u kthen kurrë as shërbime, as rroga, as pensione.Opozita do të jetë në krahë të qytetarëve që do të protestojnë nesër, ndaj ju thërras të gjithëve së bashku, të jemi masivisht, për të treguar se populli nuk nënshtrohet dhe e drejta do të triumfojë.

Për vendimin e gjykatës reagoi dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Monika Kryemadhi: Vendimi i sotëm tregoi hapur se reforma në drejtësi tashmë instaloi përfundimisht kapjen e sistemit të drejtësisë nga politika e inkriminuar. Askush nuk mund të vendoset mbi popullin dhe mbi vullnetin e tij. As bandat dhe as kriminelët që rrethojnë Edi Ramën. As ato që eksporton nga jashtë. Sot fjala e politikës mbaroi tani fjalën e ka populli.
Deklarata e plotë e Bashës
Protesta e Kukësit, ka nxjerrë para gjithë shqiptarëve fytyrën e këtij regjimi kriminal që mbahet në këmbë përmes mashtrimit dhe forcës. Edi Rama, ka privatizuar policinë, gjykatat, prokurorinë, për të vazhduar grabitjen e shqiptarëve dhe për të pamundësuar drejtësinë e vërtetë.
Çfarë lidhje ka ky regjim, që e liron Orest Sotën të kapur me 860 mijë në makinë, me makinat e Sajmir Tahirit dhe mban në burg
Florin Onuzin, babain e tre fëmijëve të grabitur në mes të natës, pasi i kishin terrorizuar fëmijët, sikur të ishte terrorist.
Ky është një regjim që shkel dhe nëpërkëmb liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
Katër ditët e fundit keni parë se si gjykatat, prokuroria, policia por edhe gjykata kanë shkelur dhe nëpërkëmbur të drejtat e qytetarëve të pafajshëm që protestonin për të drejtat e tyre legjitime, si Lulzim Popa, invalid që u grabit të mes të natës dhe u mbajt dy ditë pa ilaçet e tij duke i terrorizuar nipër e mbesa.

U ngrit sepse s’kishte para që i vunë tek dera e shtëpisë. Ky është një regjim që burgos popullin dhe lë kriminelët të lirë.
Burgos qytetarët që ngrihen për të drejtat e tyre dhe lë të lirë Sajmir Tahirin që është kapur me përfitime miliona euroshe nga trafiku i drogës, kur ishte Ministër i Brendshëm.
Lë të lirë Vangjush Dakon, të kapur dhe të interceptuar në bashkëpunim me kriminelët duke u dhënë tendera, duke u premtuar konçesione në shkëmbim të blerjes dhe dhunimit të votës. Le të lirë Qazim Sejdinin që me dhëndrin e tij dhe bandën e heroinës të terrorizojë një qytet të tërë.
Lë të lirë Arben Ahmetaj, që u merr çdo vit, pa bërë asnjë punë, miliona euro shqiptarëve, për konçesionin e inceneratorëve dhe burgos njerëzit e pafajshëm. E sotmja ka treguar para çdo shqiptari se Edi Rama e ka privatizuar shtetin në funksion të grabitjes së qytetarëve.
Ka privatizuar policinë e shtetit, që sot bëri shtetrrethim në Tiranë.Ka privatizuar prokurorinë që nuk guxoi të çonte një dhunues të protestuesve para gjykatës. Ka privatizuar gjykatën që sot dhunoi deputetët e opozitës, në shkelje flagrante të ligjit, sepse nuk donte që deputetët e opozitës dhe shqiptarët, përmes tyre, të dëgjonin dëshmitë tronditëse të qytetarëve të pafajshëm të Kukësit, të grabitur në mes të natës sepse protestuan për bukën e gojës.

Por nuk mund të privatizojë dot popullin shqiptar.Regjimet të cilat i kundërvihen interesit publik, regjimet që përdorin dhunën dhe forcën kundër njerëzve, janë vetëm hapa rrëzimit.
Popullin shqiptar nuk e nënshtron dot, nuk e privatizon dot. Ne do të jemi aty, siç kemi qenë sot në krahë të qytetarëve të pafajshëm kuksianë. Do të jemi nesër në protestat e njoftuara nga qytetarët, nga sipërmarrësit e vegjël, nga fermerët, nga qytetarët që janë larguar nga ndihma ekonomike, në Bradashesh, në Milot, në Vorë dhe në Çermë. Do të jemi në krahë të tyre. Një popull i bashkuar që do t’i rezistojë me të gjitha format dhe mënyrat demokratike, është garancia se kjo diktaturë dhe tirani e krimit, i ka orët e numëruara.
I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm, dhe socialistëve të ndershëm, ta refuzojnë privatizimin e shtetit nga kjo bandë kriminale në pushtet, e cila nuk ka drejtësi për kriminelët, i lë të lirë kriminelët dhe fut në burg popullin.
Të kësaj bande që grabit shqiptarët duke u marrë taksa mbi taksa por nuk u kthen kurrë as shërbime, as rroga, as pensione.
Opozita do të jetë në krahë të qytetarëve që do të protestojnë nesër, ndaj ju thërras të gjithëve së bashku, të jemi masivisht, për të treguar se populli nuk nënshtrohet dhe e drejta do të triumfojë.

Artikulli paraprakBerisha jep kushtrimin: Tani radhën e ka revolta e përgjithshme popullore
Artikulli tjetërTrump, Mueller dhe hetimet për Rusinë