Rama i përmend familjen, paralajmërimi i fortë i Berishës: Gjej by…. vend ku të futesh!

Gjatë fjalimit që mbajti në parlament, Edi Rama risolli një etiketim të 3 viteve më parë si “alpinë” që e kishte përdorur për disa trashëgimtarë të tokave ne bregdet, që sipas tij “detin Jon e kanë parë për herë të parë kur fitoi Saliu pushtetin, për herë të parë në historinë e fisit të tyre”. Rama tha se kishte pasur në mendje familjen e ish Berishës.
“Faji im, që kur thashë “alpinët”, nuk thashë Saliu, vajza, djali, Rrahmani, Rrahmoni, Ahmoni dhe Dermoni që u shfaqën si trashëgimtarë pronash afër detit. Faji im! Thashë “alpinë”, sipas meje një mënyrë ironike për t’i rënë derës që do të dëgjojë, por ajo derë nuk do të dëgjojë dhe ajo derë ka vetëm një trokitje që i bën derman: Drejtësinë!” u shpreh Rama me një deklaratë që tingëlloi si një kërcënim direkt për familjen Berisha.
Nuk kaloi shumë dhe ish kryeministri Berisha shkroi në Facebook se Rama duhet të gjejë “b*thë” të futet pasi sipas tij populli do ta rrëzojë.
“Rama ne parlament si klysh i rrahur, fryme zene mban fjalimin.
Gjej by…. vend ku te futesh! Nderim heronjve te Kalimashit! sb” shkruan Berisha në Facebook, duke e shoqëruar foton me një karikaturë të Bujar Kapexhiut.

Artikulli paraprakHetimi në SHBA: Paratë e Sorosit kundër opozitës dhe për të minuar Reformën në Drejtësi
Artikulli tjetërJehona e revoltës popullore në SHBA, Washington Post: Rritje taksash nga qeveria dhe varfëri